Gjeografia Sot! Masteri Shkencor i Gjeografisë!
Territori na përket të gjithëve dhe i ngjason një organizmi të gjallë, ku sistemet duhet të bashkëpunojnë. Territori dhe e ardhmja e tij është çështje që duhet të na interesojë dhe duhet të përfshihemi në studimet dhe diskutimet rreth tij, pasi është një karakteristikë thelbësore e jetës së përditshme politike dhe social-ekonomike.
Duke njohur territorin, përftojmë njohuri mbi diversitetin natyror dhe human të zonave të caktuara. Lëvizja e sotme në terren e studentëve të Masterit Shkencor-Gjeografi me drejtimin e Sabrina Kuçi , ishte një evidentim real duke u bazuar jo vetëm me pyetësorët përkatës por edhe me materialet hartografike.
Shkenca gjeografike pa studime/ në terren nuk mund të ketë. Nëse gjeografia shkruhet pa shkuar në terren, pa i parë vetë me sy dhe i shkelur me këmbë zonat përkatëse që merren në studim atëherë nuk mund të ketë gjeografi shkencore dhe as eficente.
Terreni është metoda bazë dhe me e suksesshme, më e saktë, më e vërtetë dhe që sjell rezultat praktik e zhvillim shkencor të gjeografisë. /Nga Ervis KRYMI, publikuar në Facebook/