
Diskutime për mësimdhënien, rolin që duhet të ketë më shumë mësuesi në ditën e përditshme dhe rëndësinë që duhet ti jepet. Roli i mësuesit dhe vlera e tij, tema që sot u diskutuan në konferencën mbi arsimin dhe mësimdhënien, në disa panele të veçanta.
Inisiativë e ZVA Shkodër dhe e Brisela Truma Kadija, është për tu vlerësuar, me kumtesa të shumë aktorëve mësimdhënës, ku duhet të jenë edhe shumë njerëz aktivë të tjerë, që kanë dhënë kontributin e tyre me tekste mësimore dhe vazhdojnë akoma sot.
Bashkëpunimi e dialogu sjell vetëm zhvillim, e uroj që këto aktivitete mes ZVA Shkodër në bashkëpunim me UNISHK, me shumë profesionistë që kanë dhënë kontribut ndër vite në arsim, të sjellin frymë të re në metodikën e arsimit. /Nga Ervis KRYMBI, publikuar në Facebook/




