Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ERVINA TOPTANI – Mungon Lideri me ADN fisnike…!

ShkodraWeb 13 August, 2023
ervina toptani

Për të kuptuar prej kujt e mori të gatshme ideologjinë dhe mënyrën e zhvillimit të represionit dhe terrorit, diktatori shqiptar dhe shpura e tij, për të kuptuar kështu edhe arsyen përse duheshin vrarë pa gjyq nëpër bodrume hotelesh e birucash sikurse u vranë dhe fisnikët që bënin rezistencën në malet e veriut të Shqipërisë, të gjithë djemtë që përfaqësonin me mbiemrin, shkollimin e përgatitjen e tyre antidotin e komunizmit që po instalohej, po sjell në vëmendje një paragraf të shkëputur nga libri i historianit rus, Sergej Mel’gunov, me titull “La Terreur rouge en Russie”, publikuar në Berlin në vitin 1924, i cili citonte Latsis (funksionar i lartë i policisë sekrete sovjetike e quajtur Cheka), që në datën 1 nëntor 1918 i jep këto direktiva funksionarëve të institucionit të tij:

“Ne nuk do i shpallim luftë individëve të veçantë, ne do të zhdukim fisnikërinë si klasë e tërë. Kur të kryeni hetimet mos kërkoni dokumente apo prova mbi atë çka kanë bërë apo thënë të hetuarit. Pyetini vetëm cilës klasë shoqërore i përkasin, çfarë origjine kanë, nëse kanë kryer studime e në cilat degë, dhe çfarë profesioni kryejnë. Kështu do të kuptoni menjëherë nëse personat duhen ekzekutuar pa gjyq apo nëse duhen futur në burg për dekada. Ka një ndryshim të madh ndërmjet këtyre dy gjërave. Të burgosurit na duhen si skllevër pune, ndaj ata që janë të arsimuar por nuk janë me prejardhje fisnike burgosini, të tjerët ekzekutoji në vend”.

Duheshin vrarë intelektualët në kuptimin e parë të fjalës, qysh se hynë si triumfatorë komunistët sllavo-shqiptar. Në fakt ka një arsye epistemike përse këta djem vazhdojnë të mbeten të harruar prej institucioneve zyrtare e shtetit në 32 vite post-komunizëm. Qëllimi real i të gjithë pushtetarëve me pozitë pa përjashtim deri sot ka qenë një dhe i vetëm: të mos vijnë kurrë në pushtet përfaqësuesit e fisnikërisë shqiptare, të mbeten përgjithmonë të papërfaqësuar, të pamundur ekonomikisht (arsyeja pse nuk duhet të marrin kurrë as pronën e tyre, të serdisen sa më larg Atdheut mundësisht që të mos kthehen më kurrë), të papërmendur e rrjedhimisht të paftuar e të padëshiruar nga asnjë parti politike e të mos munden të krijojnë vetë asnjë forcë të tillë.

Askush prej politikanëve të të gjitha qeverive që kemi pasur nuk i trembet protestave sado të dhunshme a revolucionare të duken, sepse nuk do të kenë asnjë impakt askund. Mungojnë liderët! Mungon gjaku fisnik që di t`i prijë shqiptarisë siç e kanë bërë në shekuj në çdo luftë e kohë vështirësish. Frika më e madhe e “liderve” tanë politikë është zgjimi i kultit të heroit dhe çka ata përfaqësojnë me gjakun e qenësinë e tyre. Në fakt është e vetmja gjë që nuk e kemi përjetuar në 32 vite si popull, daljen në skenë të një fisniku që luftën dhe prijën e trevës, krahinës e kombit nëse është nevoja, e ka në ADN! /Nga Ervina TOPTANI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Arrestohet 27 vjeçari në Shkodër, ishte shpallur në kërkim për transport të paligjshëm klandestinësh…
Artikull pasardhës: Ul siparin “Logu i Bjeshkëve”, eventi kulturor tashmë tradicional në Malësinë e Madhe kurorëzon më të bukurën…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.