Skip to content
17 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ERVIN SKELA – Kombëtarja kërkon mbështetjen tonë sot, që ta duam edhe më shumë nesër…

ShkodraWeb 25 September, 2022
rvin skela kombetarja 2022

Nga lotët për fitoren me Greqinë, te ankthi i Beogradit, nga ngazëllimi i kualifikimit në finalet e europianit të 2016-s, te trishtimi i mbrëmshëm në Izrael, janë të gjithë kapituj që shkruajnë historinë tonë. Jo të gjithë kapitujt e jetës janë të bukur. Ne shumë prej tyre derdhim edhe lot, por gjithnjë duhet të kuptojmë se duhet më shumë besim për të parë drejt së ardhmes.

Fanela kuqezi nuk ka emër, as timin dhe as të atyre që kanë qenë dhe atyre që do të vine. Fanela kuqezi ka krenarinë e çdo shqiptari. Vetëm kur mban veshur këtë fanelë arrin të kuptosh sa e rëndë është, sa përgjegjësi ke, për atë moment dhe për ato që do të vinë pas teje. Vetëm kur e vesh atë fanelë kupton se është lagur me djersen e shumë korifejve të futbollit, është zhubrosur nga grinta e tyre, është mbushur me talentin e paçmuar të të gjithëve atyre që e kanë patur atë nder. Kombëtarja ka patur, ka dhe do të ketë një histori. Jemi ne që duhet ta duam njësoj, ne ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ndaj ky është momenti i duhur që ta duam dhe të jemi më pranë ekipit kombëtar, se kështu respektojmë më shumë ngjyrat kuqezi.

Ekipi kombëtar është emblemë, është dëshirë, pasion, mbi të gjitha besim. Besim që marrim prej atyre që luajnë në fushën e lojës dhe besim prej nesh që duhet ti mbështesim.

Dhe unë jam besimplotë se kemi një skuadër me futbollistë shumë të talentuar, kemi djem të mrekullueshëm, që duan më shumë besim, më shumë zemer, më shumë vendosmëri.

Është çasti që të jemi të gjithë bashkë. Ta ngrenë kokën lart, krenare dhe të vendosur. Ti mbështesim, t’i mbushim me kurajo duke thirrur fort nga shkallët e stadiumit: o sa mirë me qenë shqiptar!

Kombëtarja kërkon mbështetjen tonë sot, që ta duam edhe më shumë nesër. Të gjithë bashkë ne stadium për ndeshjen me Islandën! /Nga Ervin SKELA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Ka zgjedhur Shqipërinë kur mund të zgjidhte Anglinë”, Edi Martini i del në krah Brojës pas humbjes në Izrael
Artikull pasardhës: EMRI – Po hynte në Shqipëri me disa shishe verë kontrabandë në kamion, 50- vjeçarit i kapen 218 mijë euro të padeklaruara

TË FUNDIT

arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.