Skip to content
16 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • HiTech
  • Kryesore
  • Shëndeti

NGA ERMAND MERTENIKA – Inteligjenca Artificiale në shëndetësi…

ShkodraWeb 10 August, 2024
ermand mertenika AI medicine 2024

Zhvillimi masiv i teknologjisë ka sjellur risi mjaft të rëndësishme në sektorin mjekësor në kualitetin e diagnostikimit dhe intervinimit apo kirurgjive nga ato më të thjeshtat në ato më të vështira.

Inteligjenca Artificiale përfshin ndërthurjen e të gjithë mekanizmave teknologjikë në përmirësimin dhe shpejtësinë e trajtimeve dhe rehabilitimit të pacientëve.

Elektronika në bioteknologji ka të bëjë me zhvillimin dhe aplikimin e koncepteve të avancuara të qarqeve elektronike të avancuara në miniature dhe perdorimit të mikro- kontrollorëve apo mikro- çipeve me frekuenca të larta procesimi dhe të sofistikuar të cilët programohen në mënyra të ndryshme për të rritur gjithnjë e më shumë numrin e funksioneve dhe avancimin në procese.

Sot pajisjet mjekësore janë të sofistikuara dhe portabël.

Zhvilliim dhe perdorimi i softuereve (programeve kompjuterike specifike), është nje hap shumë i rëndësishëm në diagnostikim dhe analizim të avancuar të të dhënave metabolike dhe parametrave biologjike shëndetësorë.

Sot softuerët janë kaq të avancuar saqë mund të parashikojnë dhe detektojnë në hershmëri fazat e para të tumorëve dhe kancerëve në faza primare duke u bazuar në parametrat dhe vlerat analitike dixhitale jetike biokimike të organizmit.

Teknologjia e Informacionit (Bota e IT-së) është një sektor shumë i rëndësishëm në sistemin shëndetësor.

Përdorimi i databazave ka avancuar gjithnjë e më tepër kartelat dixhitale spitalore të pacientëve të cilët procesohen me shpejtësi të madhe dhe thjeshtojnë punën,  zvogëlojnë kohën e procesimit.

Teknologjia e informaciont ka gjetur përdorim shumë të rëndësishëm në Telemjekësi (Diagnostikimin online të pacientëve)  duke alternuar rrjetet kompjuterikë  dhe programet specifike me industrinë e aparaturave mjekësore.

Siguria kibernetike është një koncept kyç i botës së IT-së në aplikimin tek servera të rëndësishëm në facilitetet spitalore duke berë të mundur mbrojtjen në mënyre strikte dhe eficiente të dhënat personale të pacientëve të ndryshëm (këtu përfshijmë të dhënat private të pacienteve dhe transaksionet bankare të realizuara dhe transferimet e kartelave dixhitale nga një spital në tjetrin.)

Inxhinieret Fizikantë dhe Biomjekësorë, profili kryesor dhe mandator i alternimit të të gjithë koncepteve të teknologjië mjekësore duke përfshirë dizenjimin, projektimin, aplikimin dhe analizimin e aparaturave mjekësore të ndërthurura me softuerët dhe sektorin e IT- së.

Një profil, i cili sot po përparon masivisht në koncepte të ndryshme të biotekologjisë duke krijuar dhe projektuar dhe ideuar inovacione në sektorin mjekësor që proceset e intervenimit kirurgjikal dhe diagnostik të jenë sa më të saktë dhe të shpejtë.

Inxhinieria Gjenetike një profil shumë i rëndesishëm kryesisht në konceptin mikrobiologjik të qelizave.  Projekton, analizon dhe ideon koncepte të ndryshme të cilët kanë të bëjnë me mënyrat e funksionimit të qelizave dhe organeve të tyre.

Fokusi kryesor i Inxhinierisë Gjenetike është eksperimetimi dhe trajtimi me anë të bazave të azotuara të DNA-së, e cila është thelbi dhe baza kryesore e jetës së qënieve të gjalla dhe të gjithë procesit jetik.

Të eksperimentosh me njësinë më të vogel bio- koduese të qenieve të gjalla është si të thuash të kodosh apo të krijosh një gjuhë programimi.

Fokusi kryesor intensiv i këtij profili tashmë është gjetja e trajtimeve dhe diagnostikimit të kancerit (sëmundja e cila po tkurr progresivisht popullsinë).

Deri tani Inxhinierët Gjenetikë e kanë konsideruar kancerin një  “Ligj Natyror”  pavarësisht kërkimeve të ndryshme për ta trajtuar atë me anë të ndryshimit të modifikimit gjenetik të DNA-së.

Është mëse e qartë se pas gjithë këtyre zhvillimeve të ndryshme të Inteligjencës Artificiale, sëmundja e kancerit mbetet e paprekshme në aspektin studimor dhe diagnostik. /Nga Ermand MERTENIKA, inxhinieri biomjekësor/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: HISTORIKE – Shqipëria merr medaljen e parë në Olimpiadën “Paris 2024”, mundësi shqiptar merr të bronxtën
Artikull pas: Ura e Mesit mbi lumin Kir në Postribë dhe legjenda interesante e ndërtimit të saj…

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve 15 May, 2025
  • Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit 15 May, 2025
  • NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim! 15 May, 2025
  • EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë… 15 May, 2025
  • NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë… 15 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj nga Vau Dejësi, grabisnin makina në Velipojë, u kapen edhe para 15 May, 2025
  • Vllaznia nuk humb kohë, gjen trajner në “shtëpi”, Edi Martini në drejtimin e skuadrës shkodrane… 15 May, 2025
  • VIDEO – “SPAK ka punën e tij, unë punën time si i zgjedhur”, reagon Kristian Shkreli pas marrjes së celularit 15 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025
Grupi-parlamentar-i-PS
  • Aktualitet

EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.