NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

NGA ERA DUSHI – Kur e ndjen se nuk je mirë…!

Kur e ndjen se nuk je mirë…..! Trupi dhe mendja janë të lidhura dhe gjithçka që i bën të “punojnë” mirë të dyja, fillon me gjendjen e brendshme. Një demoralizim dhe këputje totale! Po pse dreqin?! Seriozisht po pyet pse?! Bota po jeton në kaos, mijra njerëz po vde sin çdo ditë, nuk po shijojmë dot pranverën, lirinë, jetën dhe ti pyet se pse nuk ndihesh mirë emocionalisht ?! A je në vete ti?! ….. dhe karantina bën të veten!


Fillojnë mendimet, që për dreq janë të gjitha të mbushura me pyetje e pikëpyetje të pa shpjegueshme. Po sikur? Po sikur ta kem unë virusin dhe nuk kam simptoma? Po sikur të vuaj nga një sëmundje tjetër dhe nuk di gjë? Po sikur të më bëjë keq të rri mbyllur? Po sikur të jetë infektuar shtëpia? Po sikur të vdes?… E sikur të mos mjaftonin, njeriu është i prirur ti shtojë edhe dozat e larta të të besuarit sikur është i sëmurë…… Nuk ndihem fare mirë sot, seç kam një dhimbje koke, më dhembin muskujt, ndihem e këputur, as sytë si mbaj dot hapur. Uhhh sa po më dhemb mesi, më dhembin veshkat, më duket kam temperaturë. T’ a mas njëherë tensionin se nuk i dihet, o prit po termometri ku është? Se ç’paskam sot që nuk jam e zonja/ i zoti për asgjë! Ta pi një qetësues se mbase më sjellë vete, apo një kafe? Jo, jo një çaj kamomili më mirë!

Në fakt kështu njeriu “bie përtokë”, duke e bëre veten medoemos të sëmurë. I/e dashur, nëse s’ke njeri pranë në kësisoj momentesh, të sygjeroj të shkosh përpara pasqyrës dhe ti japësh një shuplakë fytyrës, edhe dy mirë do ishte që të vish në vete! Do të t’ndihmonte! Këto paranoja dhe ky ankth vetëm do të t’dëmtojnë më shumë! Vullneti, energjia, forca, dëshira janë vetëm disa nga ndjesitë që na bëjnë të ndihemi mirë. Njerëz jemi, prej mishi e gja ku dhe është normale të ndihemi të pafuqishëm, të sëmuremi, të mos kemi dëshirë të çohemi nga shtrati, të mos duam ti flasim askujt. Por pikërisht në këto ditë të errëta dhe të ngrysura , duhet ta gjejmë forcën e brendshme. Forcën për të buzëqeshur, për të besuar, për të shpresuar, për të thënë DO T’IA DALIM!

Në këto ditë duhet “të detyrojmë” veten të vazhdojmë përpara, ti besojmë rrezeve të diellit, të dalim një xhiro në park, nëse nuk është e mundur të ecim nëpër shtëpi, të vallëzojmë, të “çmendemi”, të ç’ngrijmë mendjen e trupin nga karantina dhe të menduarit negativisht. Sot duhet të ndihemi plot jetë! E pikërisht fundit ti frikësohemi, pasi në fund ndodh triumfi ose tragjedia e madhe. Andaj të kujdesemi për veten, të lutemi që shpirtrat e humbur të gjejnë paqen, shpirtrat që po luftojnë të gjejnë shërimin dhe shpirtrat e pa prekur të mbeten të tillë. Ndaj duhet të jemi të fortë, të rezistojmë edhe pak që të dalim fitimtarë nga e gjithë kjo. Dhimbjet e kokës e të mesit, madje dhe pandemitë janë të lashta sa bota ama nuk e mundin dot njerëzimin! /Nga Era DUSHI, dërguar për botim në ShkodraWeb Media/