Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ENTON ABILEKAJ – Turpi historik i “opozitës” në Kuvend…

ShkodraWeb 11 February, 2022
enton abilekaj kuvendi

Ata që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lulzim Basha, me ndërmjetësimin e ambasadores amerikane, e ka shitur grupimin e vetë tek Edi Rama, ende pa u tharë boja në gishtat e votuesve të opozitës, pjesa tjetër ka vetëm një lider politik si Berisha dhe një grup mendjesh konfuze që i shkojnë nga mbrapa ndërkohë që flirtojnë me kë të munden.

Këtë tregoi votimi i sotëm në Kuvend, që i zgjati mandatin organeve të vettingut, të konfirmuara në 5 vjet si të paafta dhe të korruptuara. Me video-shantazhe, me vendime të pashpjegueshme pas urhdërave partiakë për përjashtimin apo kualifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, vazhdimisht në përplasje me përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ata jo vetëm që u amnistuan sot me votat e opozitës, por morën edhe një mandat 3-vjeçar.

Megjithëse Sali Berisha deklaroi votën kundër, megjithëse ekspozoi me video lëpirjen që Lulzim Basha po i bënte asaj që kishte përshtyrë, grupi i mbështetësve të tij u përça, një pjesë votuan, një pjesë jo. Me votën e fshehtë mund të kenë votuar edhe pro, për t’i bërë qejfin ambasadorëve, pavarësisht vendimit politik të shpallur nga Berisha. Aleatët e PD-së, kokëulur dhe pa dinjitet, u futën në sallë të bënin atë që, edhe ata, kishin premtuar se nuk do ta bënin kurrë. Edhe LSI, që denoncon Lulzim Bashën, sit ë kapur nga Rama, si bashkëpunëtor të fshehtë të Edi Ramës, uli kokën dhe nuk guxoi të votojë kundër. Të kapur nga frika, nga presioni, apo, në rastin më të mirë, të joshur nga ndonjë ofertë bujare, ata bënë votimin e turpit, nënshtrimin e turpit, i dhanë Edi Ramës mundësinë që deri në 31 dhjetor 2024 të përdorë KPK dhe KPA për të shantazhuar apo sakatuar Drejtësinë.

Votimi i sotëm, tregoi se populli opozitar përfaqësohet në Kuvend nga një pakicë shumë e vogël, nga rrethi i ngushtë i Sali Berishës, që, në tejkalim të kohës së vetë politike, por jep shpresë që, edhe një regjimi të mbështetur nga ambasadorët, edhe një pushteti të subvencionuar nga korrupsioni brenda dhe jashtë, mund t’I rezistohet nëse je i pakapur.

Në të kundërt Lulzim Basha, që ka marrë flamurin e së resë që po kërkon të largojë të vjetrën, ka marrë tashmë një rrugë të kompromentuar, të opozitës false, të fasadës së shpifur të një regjimi banal, të pazarxhiut të votave opozitare, që i merr ditën në terrenin e varfërisë dhe i shet natën në zyrat e luksit. Ai shiti sot veten më shumë se këdo. Shiti atë pak dinjitet që u mundua të mbante, pasi deklaroi “lufta sapo ka filluar” dhe nxori nga sirtarët propozimet bajate për ndryshime Kushtetuese, vetëm për të bërë marrëveshjen e tretë me Edi Ramën. Ai sot, i vuri drynin final, bravës luksoze të opozitës që u mundua t’i falë Yuri Kim, kur e nxiti në aventurën politike që e futi në rrugë pa krye.

Pas seancës së turpit, ai u nis drejt SPAK për të dëshmuar i detyruar para prokurorëve belgë, duke përgënjshtruar edhe një tjetër deklaratë që ka bërë, për shpjegimet shteruese që u kishte dhënë në 2018. Nërsa Berisha u nis në Vorë për fushatë elektorale, Lulzim Basha shtrëngonte fort vendimin për të votuar KPK dhe KPA, që të fitonte një seancë relaksuese pyetjesh. Pasi mbaroi seanca, rrugën e së ardhmes e mori “politikani i së shkuarës”, ndërsa rrugën e së shkuarës “lideri i së ardhmes”.

Kontroverset nuk mbarojnë për Shqipërinë, ato vetëm shpjegojnë pse situatat e vështira përsëriten. Edi Rama e ka tashmë Parlamentin që u duk sikur e humbi në 2021, kur Murrizi, Gjuzi dhe ”kërpërata” e tyre u larguan. Ai mund të tallet me Kushtetutën, me institucionet sa herë të dojë, duke e vënë në resht opozitën e kapur, në mos direkt, nëpërmjet ambasadorëve. Lideri i një shpure të korruptuar, që çdo ditë përballet me një “çështje personale” të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe gjithmonë del palagur për shkak të Drejtësisë që ka sajuar këto 5 vjet, sapo konfirmoi se do t’i ketë të paktën edhe për 3 vjet në dispozicion të gjitha. I vetëm ka mbetur publiku i nënshtruar ndaj fatkeqësisë. /Enton ABILEKAJ, Dosja.al/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 11 shkurt 2022…
Next: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 11 shkurt 2022…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.