Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA ENTON ABILEKAJ – Bashkim, riciklim apo asimilim? Thjesht një tjetër zhgënjim…

ShkodraWeb 1 year ago

Ishte hera e parë që Kuvendi i Partisë Demokratike nuk entuziazmoi askënd. Përveç lotëve të mallëngjyes së Jozefinës, ata që po përfitonin auditorin komod të 18 dhjetorit si shpërblim për 11 dhjetorin e ftohtë dhe entuziast në stadium, u prekën edhe nga rrëzimi i liderit. Në fund të një sprinti të pashpjegueshëm për të marrë në dorëzim asetet e Partisë, Sali Berisha u rrëzua.

I pashpjegueshëm se atë Parti, me gjithë asetet dhe përdoruesit e tyre, i mundi thellë vetëm me emrin e tij në 6 mars. I pashpjegueshëm nxitimi sepse në vend të bashkonte përçau më keq, në vend të konfirmonte besimin që iu dha për shkak të rrethanave zhgenjeu, në vend të rishpikej duke mësuar nga gabimet u rikthye atje ku e kishte lënë më 2013, tek lideri destruktiv, i rrethuar nga politikanë te konsumuar që, sado të ketë, prapë nxiton për më shumë.

I vetmi ndryshim janë gjunjët, 9 vjet më vonë e tradhëtuan.

Fjalimi i ftohtë, i saktë në konstatime, bujar në premtime, i mangët në zgjidhje, megjithë sloganet e konsumuara dhe ngritjet karakteristike të zërit, në vend që të injektonte entuziazëm, konfirmoi se nuk ishin vetëm gjunjët që kanë ndryshuar për Sali Berishën. Fjalimi programatik sikur të ishte kryetari që do zgjidhet në 22 maj, ishte në vetvete një tjeter tregues i nxitimit me të cilin Berisha po kërkon të akaparojë çdo gjë sa më shpejt, pa u lënë kohë as votuesve të mendojnë, a është kjo zgjedhja më e mirë?

A mundet kështu Edi Rama? Për këtë pyetje Berisha kishte 3 shembuj, të kohës kur Rama ishte në opozitë dhe problemi i zgjedhjeve të lira ishte vetë lideri 78 – vjeçar i PD- së.

Që pas 25 marsit, kur vendimi i gjykatës e bëri zot të selisë për t’i ndryshuar sjelljen dhe gjuhën, ai e kishte parashikuar këtë që vulosi sot në Kuvend. Shtyrja e procesit për të përfshirë edhe kundërshtarët, dhënia e kohës për dialog deri në kompromis apo bashkim, krijimi i kushteve për garimin e atyre që mendojnë ndryshe, që ishin mesazhet e pas 6 marsit, u shndërruan në aksion të njëanshëm për marrjen në kontroll të çdo celule të partisë, me pretekstin se shtyrja krijon amulli.

Ashtu si Lulzim Bashën kur thoshte jemi shumicë, edhe Sali Berishën kur thotë se shtyrja na dëmton partinë, e përgënjshtron 6 marsi, kur mori 70 për qind të votave opozitare pa parti fare. Leximi i 6 marsit, si licencë për revansh, apo mandat për bashkimin e opozitës, është problemi i vërtetë. Sot, Berisha konfirmoi frikën që lindi kur nxitonte të rrëmbente degët e partisë dhe mbyllte veshët kur i kërkohej një strategji bashkuese. Në një Kuvend që u nis me reportazh kundër Lulzim Bashës, fjala “bashkim” nuk mund të përcillej më, aq më pak kur Arben Imami dhe Jozefina Topalli ishin thirrur në foltore për të gjykuar atë që i hoqi.

Bashkimi nuk ka qenë ndonjëherë tipar i Berishës, por duhet të ishte tipar i një politikani me përvojë 32 – vjeçare, që i ka arritur të gjitha dhe pretendon se është kthyer, jo për të shpëtuar veten, por partinë.

Kuvendi përmbarues i 30 prillit, konfirmoi vetem përçarjen, la jashtë 35 deputetë, që formojnë grupin e dytë parlamentar në parlament, që e lënë grupin e Berishës, këtë herë me logon e PD- së grupin e vogël parlamentar të opozitës, forcën e tretë parlamentare. Gjithmonë nëse Gjykata nuk ia kthen atyre që njihen si drejtues nga Rama dhe SHBA.

Kështu 30 prilli shuajti shpresat që lindën në 6 mars. Agonia do vazhdojë, opozita do merret me veten deri sa të bëhet e panevojshme. Kush donte bashkim të shpresojë se do të ketë asimilim të një krahu, si e vetmja mënyrë për votë opozitare te unifikuar. Këtë mesa duket po ofron Berisha. /Nga Enton ABILEKAJ, Dosja.al/

Continue Reading

Previous: “Mungesa e Krymit ndikoi në lojë”, Plori pas fitores me Skenderbeun: Dinamon duhet ta marrim shumë seriozisht
Next: SUPERLIGA – Rihapet “lufta” për vendin e tretë, Kastrioti i bashkohet Vllaznisë, Partizanit e Kukësit…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

1 hour ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

1 hour ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • “Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • “Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

1 hour ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

1 hour ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

2 hours ago
“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.