Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

NGA ENGJËLL GJUGJA – Për “transparencë të plotë”, s’e preferojnë kostumin por nudizmin…!

ShkodraWeb 30 April, 2025
ted kopliku engjell gjugja 2025

Paska dalë Partia Socialiste me nji deklaratë, me gjuhë që ma shumë të kujton lajmet e mbramjes në TVSH- në e kohës së qoftëlargut, se nji reagim serioz. Plot me “bosht reformash” dhe batuta të vjetra që na e kujtojnë foltoren ku kruhej hunda e bërtitej “fillimi i RII…”. Çka i ka pengue kësaj here? Nji djalë me kostum. Po, Tedi Kopliku, kandidat i Partisë Demokratike, i ri, serioz, përfaqësues i rinisë shkodrane. E çka bani ky që doli me kostum, në diell, në Shkodër. A thua duhet me dalë me rroba banjoje në konferencë, apo, edhe ma mirë, nudo si udhëheqësi suprem që ka për zakon me zhvesh institucionet nga çdo përgjegjësi? Alamet diskursi politik kritika e kostumit!

E pra, ky “kostum” që sot ju pengon, është ai që i hoqi shqiptarëve vizat dhe i futi në Europë. Ky “kostum” që ju e përqeshni, futi Shqipninë në NATO, ngriti Rrugën e Kombit, shpëtoi vendin nga kriza energjetike dhe ngriti universitetet. Ky “kostum” uli taksat, hapi vende pune dhe çoi vendin drejt ekonomisë së tregut të lirë. E nuk i bani këto as nudo, as me poza në TikTok, por me vizion, me punë dhe po, me kollare.

Tedi nuk asht me pushime, si turistat e përhershëm politik. Ai është kthye me jetu në Shkodër, e për këtë s’ka kërku leje as prej PS-së, as prej kryeministrit. Por si çdo i ri që e do këtë qytet, ka kërku diçka tjetër: llogari. E pikërisht për këtë, ju djeg.

Tedi denoncoi një nga mashtrimet më të mëdha të radhës: skemën e granteve për të rinjtë. Nga 56 milionë lekë të premtuara për start-up-e në 2024, janë disbursuar veç 7 milionë. Dhe kush i mori? Jo më të mirët, jo ata me ide, por ata me teserë partie dhe lidhje patronazhi. Në një Shkodër ku janë larguar mbi 32 mijë qytetarë në 10 vjet, 70% të rinj, PS ka guximin me folë për transparencë me flamur propagandistik në dorë.

E ndërkohë që lavdërohen për projekte për të rinjtë, harrojnë me përmend faktin që investimet reale për rininë në Shkodër janë ba nga Bashkia në kohën kur e drejtonte PD-ja. Qendra Rinore “Atelie” – e para funksionale në Shqipëri, jo për dekor, por për punë konkrete me në vit 365 aktivitete! Qendrat Komunitare “Për Familjen” – ku të rinjtë në nevoj janë përfshi në edukim dhe formim dhe janë asistuar duke u bazu në nevojat e tyre. 1,700 aktivitete për të rinj vetëm në 1 vit (2022), nga kultura te sporti, nga trajnime te ndërgjegjësimi. 23 ekipe sportive dhe mbi 450 sportistë të mbështetur direkt nga Bashkia, pa fonde nga ministritë që s’duken kurrë.

Tedi nuk ka ardhë me kërku grant. Ai ka ardhë me kërku llogari. Edhe për këtë nuk keni përgjigje. Vetëm fjalë, batuta dhe tallava në sfond të mitingjeve ku të rinjtë duhen veç për dekor. Shkodra nuk ha ma lugë bosh. As me grante, as me propaganda, as me “të rinj të përzgjedhun”!
E për fund, kujtojeni mirë: nuk jeni bankë që mbyll gojën me financime. Jeni institucion publik, e për këtë, do të jepni llogari. Jo vetëm para Tedit, por para çdo të riu që kërkon llogari. /Nga Engjëll GJUGJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Ndërpriten punimet pa leje për shtëpinë e 3 jetimëve në Berdicë, reagon Bashkia Shkodër…
Artikull pas: VIDEO – “Manovër e pastër elektorale”, PD i përgjigjet kryekëshilltarit Luli: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.