Skip to content
8 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ENGJËLL GJUGJA – Nja 2- 3 fjalë për Teatrin “Migjeni” në Shkodër…

ShkodraWeb 20 September, 2023
engjell gjugja teatri migjeni 2023

Tanë e dijmë dhe e bashkëndajmë randësinë që e ka ky institucion kulturor në jetën e qytetit. Si tempull, ku celebrohet liturgjia identitare, i vendosun në mesin e qytetit, me një pamje madheshtore, ku fatkeqësisht hyrje i bën një vend- ndalesë e makinave, në vend që të ishte një park i madh, edhe n’ kët paradoks qëndron prap kryenaltë.

Deri sot, ka shfaq vepra t’ mira, që i janë përgjigjë si realitetit po edhe nevojës së qytetit. Teknikisht shfaqjet kanë në shpatulla një punë të madhe. Nji trupë që përbahet nga mjeshtrit deri tek amatorët, ku në skenë dhurojnë ato që ne dojmë me e pa e dojmë me e ndie. Normal që pas nji pune shumë vjeçare, si teater, vlerësohet “Nderi i Kombit”.

Përderisa ka pas sukses t’ madh deri sot dhe ka kenë ndër të vetmit që ka ba shfaqje t’ vazhdushme për soditësin dhe për të eduku pamësin, kam qejf që ti shkruej pak problematikë e sugjerime për kush do me i lexu, pa ja heq asnje pikë asaj që asht ba deri sot (me të mirat e të këqijat e veta):

a. Mendoj që nji nga problematikat kryesore që ka pas teatri janë burimet financiare për me pas mundësinë që me vazhdu fazat e tjera të investimeve që filluen në 2016. Fatkeqësisht, sot ne e shohim që çdo gja ecë sipas rrjedhës partiake dhe asht tamam “çka t’më kesh- t’kam” dhe po duket që paska ardh sahati i hajrit për investime qeveritare, jo për gja, po kanë nis ministrat me ardhë shpesh në Shkodër. Uroj që njato karrige, njajo nxehmje, e shumë e shumë investime që përpara nuk i kanë mbështet, sot ti bajnë. Po dhashtë Zoti që si kanë fjaltë e mdhaja e gurt n’ strajcë, me premtimet që i kan ba.

b. Sa i përket stafit teknik dhe trupës teatrore, nuk flas për aktorët që kanë titull “Mjeshtër i Madh”, por që duhet nji rishikim i marrëdhanies juridike në mes institucionit dhe aktorit, po ashtu edhe teknicienëve. Nuk asht e mundun me marrë rrogë çdo muaj nji aktor apo nji teknicien, nuk ndodh në asnjë vend bote. Tanë paguhen me projekte, kontrata afatshkurta në bazë premiere. Jo për gja, por politika e “comfort zone” nuk e nxit aktorin as të rritet në cilësi dhe të vetë angazhohet që të gjenerojë naj gja të re. Ky konformitet, pas çdo shfaqje edhe pa dashje, të vendos në poziten me thanë “kalova lumin t’ dhjefsha kalin”. E faktikisht, bash kur të thehet qerrja e komfortit kanë për tu gjetë shtigjet e përparimit ma të madh dhe fillon e vlerësohet edhe qerrja, edhe kali.

c. Tuj pa “shfaqjen publike” për zgjedhjen e drejtorit të ri të teatrit “Migjeni”, asht tu mu duk e gjitha nji komedi e zezë, që ka për t’ pasë nji fund të hidhun (uroj t’ mos dalë e tillë), por u zgjedhtë ai që din e jo ai që don dhe dashtë Zoti s’ po vjen ndokush që thotë “m’ ka çu nana me la gojën”. Teatrit si udhëheqës nuk i duhet as aktor, asnjë shkrimtar, as lexues, por nji menaxher i mirë me një administratë profesioniste, të cilët ulen së bashku me trupën teatrore dhe e përditësojnë andrrën. Se përndryshe…O roje fiki dritat.

P.S. “Trupa teatrore” i referohet edhe asaj të estradës. /Nga Engjëll GJUGJA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI+FOTO – Plagosi efektivin e policisë, identifikohet autori, shpërblim 20 mijë euro për atë që jep informacion
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 shtator 2023…

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.