Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA ENDIRA BUSHATI – Shkodra…në sytë e mi…

ShkodraWeb 17 May, 2023
endira bushati 2023

Unë jam larguar nga Shkodra në 1995. Ishte koha kur Shkodra gëzonte. E dalë, me statistika, qyteti më i persekutuar gjatë komunizmit, në Shkodrën e atyre viteve shpërtheu një pasion e energji kudo, mbi shtetin, demokracinë, filozofinë, letërsinë, muzikën, teatrin, humorin… Ishte shpërthimi që krijon liria e shpresa.

Kujtoj me nostalgji shëtitjet me tim atë në Pjacë, ku takonim miq e shokë e vonoheshim deri mesnatave mes këtyre bisedave e diskutimeve…

Ishte koha kur krenari quhej të ishe gjimnazist i shkëlqyer i “28 Nëntorit” apo “Jordan Misjes”.

Ishte koha kur profesorët e gjimnazit na quanin “zogj zotnish”, i kishim kushërinj a shokë të prindërve, por nota s’na falnin…as na përkdhelnin..

Ishte koha kur, të varfër, por pyetej e diskutohej:

– A e din aq mirë italishten sa me lexu “I promessi sposi” të Manzonit?

– A e ke mbaru “Mauger 2” në frëngjisht? Po “Essential 4”?

– A e lexove librin e fundit të Kadaresë?

– Kishin dalë Poezitë e Fishtës, a e lexove Gomarin e Babatasit?

– Shko merr “Kështu foli Zarathustra” të Niçes, se një kopje kishte mbet…

Kjo Shkodër romantike, tani nuk është më! Ky brez, në shumicë emigroi ose është në Tiranë. Kjo elitë intelektuale tashmë e sheh Shkodrën nga larg dhe ndjen dhimbje. Kjo shumicë sunduese e jetës së qytetit është zëvendësuar tashmë dhe bëjnë përpjekje titanike familjet qytetare në Shkodër për të përcjellë këtë trashëgimi, jehonë e mbajtur këtë frymë tek fëmijët e tyre!

Para 1 muaji isha në Shkodër. Në hyrje më priti Posteri i Luizit… Një përzierje trishtimi, keqardhjeje e mospërkatësie nuk më lëshoi gjithë ditën. Fenomeni i “luizërisë” ekziston edhe në Francë, Itali a Angli, por në ndryshim nga ne, vendet e vogla e të varfra, aty vazhdohet të prodhohet elitë intelektuale, profesori mbetet profesor, artisti artist,

Shkrimtari- shkrimtar, politikani- politikan…

Shkodra, pas 32 vitesh ra në dorë të së majtës.

Në një kontekst tjetër, me demokraci e institucione të zhvilluara, me sundim të ligjit, zhvillim ekonomik e të qëndrueshëm, kjo nuk do të përbënte ndonjë hata…por pikërisht, tani, në pikën më të rrezikshme të këtyre 3 dekadave, ky dorëzim nuk duhej të kishte ndodhur…

Përgjatë këtyre 32 viteve, ky qytet i qëndroi besnik trashëgimisë së vet perëndimore mbi 2 mijë vjeçare. I quajtën shkodranët fanatikë të PDsë, sepse nuk kuptonin që shkodranët i qëndronin besnikë ADN- së së tyre perëndimore, një ADN e krijuar gjatë shekujve, para se PD të krijohej, por që PD e mori përsipër ta përfaqësonte pas 1990.

PD në Shkodër pati 1001 mëkate gjatë 3 dekadave, shpesh në dorë të paaftëve, me nënpërfaqësim në raport me elitën shkodrane, arrogante në vetëbesimin e saj si fitimtare gjjthmonë…

Të gjitha këto, qytetaria shkodrane i dinte, i kuptonte, i tallte, por ADNnë e saj nuk mund kurrsesi ta tradhtonte.

Partia Demokratike, në Shkodër, më shumë sesa njerëzit e saj, ka qenë një institucion i fortë e i qëndrueshëm në këtë qytet. Njerëzit e partisë iknin, vinin, ndërroheshin, por institucioni i PD mbetej si gur themeli.

Shkodranët, shumë shpejt do ta kuptojnë se, arroganca e PDsë, sado e kritikueshme të ketë qenë, ka qenë garanci për qytetin, për lirinë e paqen sociale të tij.

Kjo Shkodër, krenare e kryeneçe, por e gjunjëzuar nga varfëria, më 14 maj, mund të merrej vetëm në një formë, me formën e ditur ndër shekuj, me Kalë Troje! U zgjodh Beneti, jo socialist tipik, familje qytetare, me rekorde me PD- në, profil teknik e i ekuilibruar…

Të jesh Kryetar i Bashkisë Shkodër është puna më e vështirë në botë! Shkodranët kanë një mikroskop elektronik të fuqishëm që të nesërmen e zgjedhjes, mikroskop që vështirë se e kalon njeri. Kam frikë se Beneti nuk e di akoma këtë…

Unë, si çdo shkodran tjetër në glob, përtej përkatësive politike, do të doja shumë që Beneti të bënte diçka për Shkodrën. Do të doja shumë që Beneti të rrethohej me elitë intelektuale e profesioniste për t’i dhënë shkëlqim Shkodrës…

Por…Koha do të tregojë që Beneti “ishte loja”…. (dhe në këtë rast do të donim shumë ta kishim gabim…)

Vetë Beneti, shumë shpejt, do ta shohë veten thjesht si firmëtar i dëshirave të Ramës, Tomës & Co…siç e panë Ditmiri e Senida…

Krimi në Shkodër nuk ka pasur kurrë frikë as nga policia, as nga gjykata e as Qeveria qendrore.

Koha do të tregojë që të vetmin institucion që krimi i organizuar nuk e kapërcente dot në Shkodër, ishte Partia Demokratike, ashtu siç ishte, shpesh herë arrogante e që e merrte qytetin për të mirëqënë.

“Shkodra nuk ra, por u ngrit..” – paska thënë Spiropali.

Kur je i cekët, quan që “Shkodra bahet” pse bën hyrjen e qytetit me beton e pemë…

Shkodranët, “shkëlqim” të qytetit quajnë shkëlqimin e artit, kulturës, teatrit…. shpirtërores e intelektuales. Betoni e pemët bëhen me miliona….për kulturën e artin, milionat nuk mjaftojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Bardh Spahia “tradhëtohet” edhe nga të tijnë në garën për Shkodrën, ka më pak vota se “BF” dhe të djathtët për këshillin
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 majit, PD mbetet pa kryetar, jep dorëheqjen Enkelejd Alibeaj

TË FUNDIT

bujar qamili 2025
  • Aktualitet

“Përplasja” për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, KF Vllaznia i drejton 3 pyetje Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 17 June, 2025
IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025

TË FUNDIT

  • “Përplasja” për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, KF Vllaznia i drejton 3 pyetje Bashkisë Shkodër… 17 June, 2025
  • MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera 17 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

bujar qamili 2025
  • Aktualitet

“Përplasja” për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, KF Vllaznia i drejton 3 pyetje Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 17 June, 2025
IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.