Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

ShkodraWeb 9 February, 2023
emilia vende pune shtet 2023

Si çdo vit që ka zgjedhje, qeveria shton të punësuarit në sektorin publik, shoqëruar kjo me koston në kurriz të taksapaguesve. Shqipëria është një vend me popullsi në zvogëlim për shkak të emigrimit masiv.

Sot nuk dihet me saktësi se sa është popullsia aktuale banuese, po presim Censin e shtyrë për të tretën herë, por të gjithë e pranojnë se ajo është më e vogël se sa 2.8 milionë banorë.

Sipas Censeve, në vitin 1991, Shqipëria numëronte 3.2 milionë banorë, në 2001 u reduktua në 3 milionë dhe në 2011 ishte 2.8 milionë . Por numri i të punësuarve në sektorin publik në krahasim me totalin e popullsisë është në rritje në një kohë që duhej të ishte në rënie.

Të dhënat e INSTAT që referojnë burimet Administrative te Punësimit (punonjësit me sigurime), në tremujorin e trete 2022 personat e punësuar në sektorin shtetëror që paguan sigurime arritën në 182160.

Me 2 vendime, të miratuara këtë muaj, qeveria ka parashikuar, që vetëm në institucionet e administratës shtetërore të pranojë 1152 punonjës, pjesë të shërbimit civil për vitin 2023.

Ndërsa numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2023, vetëm në njësitë e qeverisjes qendrore, pa llogaritë Bashkitë, Ujësjellësat, OSHEE, KESH, me afat prapaveprues nga 1 Janari, do të jetë 2176.

Në vitin 2011, ky numër ishte vetëm 95 persona. Por pas vitit 2014, ky numër erdhi gjithnjë në rritje dhe kjo vihet re në vitet elektorale. Në vitin 2017, vit elektoral, numri u rrit në 2025 persona, duke u ulur në vitin 2020, në 1400 dhe duke u rritur përsëri në vitin tjetër elektoral 2021, në 2500 persona.

Në fund të qershorit 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik në Shqipëri arriti në 186 mijë. Në kushtet e një krize ekonomike, inflacion të shtuar, rënie konsumi për shkak emigrimi të të rinjve, kostoja për taksapaguesit është e konsiderueshme.

Sot paga mesatare, sipas INSTAT është 61,613 lekë, ku në sektorin publik është më e lartë 70,593 lekë. Shtimi i të punësuarve (patronazhistave), në sektorin publik shkakton edhe rritjen e borxheve nëpër institucione si ujësjellës apo bashki, të cilat, në vend që të investojnë për të siguruar shërbimet publike bazë, si furnizim me ujë apo kanalizime, i shpenzojnë paratë duke shtuar të punësuarit për politikën famëkeqe të votave në këmbim të vendeve të punës.

Janë më shumë se 3300 patronazhista, që do të shtohen në institucionet buxhetore, për t’i bërë presion administratës publike edhe me kërcënime për largim nga puna.

Me aplikacionin Aktiv1st, ato do të marrin edhe bonuset, sipas raportimeve të kryera dhe në shkelje të ligjeve dhe privatësisë, veper penale qe denohet nga 1- 3 vjet burg. /Nga Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/

KLIKO LINKUN KËTU PËR TË PARË TË GJITHA PUNËSIMET E SHTUARA NGA QEVERIA PËR VITIN 2023

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
Artikull pas: “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.