NGA EMILIA KOLIQI – Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, në qershor imflacioni 7.4%, më i larti në 20 vjet…

Sipas INSTAT, inflacioni në muajin qershor, ishte 7.4% , niveli më i lartë në 20 vjet. Rritja më e madhe e çmimeve prej 26,9 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,6 %.

Brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” , rritjen më të madhe e zënë “Vajra dhe yndyrna” me 30.3%, duke vijuar me “Bukë dhe drithëra” me 19.1%, “Qumësht, djathë dhe vezë” me një rritje 18.5%.


Të gjitha qeveritë e Europes dhe Rajonit, mblidhen me ditë të tëra për zgjidhjen e problemeve në dobi te popujve te tyre. Ndërsa Qeveria Shqiptare nuk merr parasysh rekomandimet e institucioneve financiare ndërkombëtare , për të rritur masën e ndihmës ndaj familjeve të varfra, për shtresën e pensionistëve, që po ndeshen me vështirësi, për shkak të shtrenjtimit të kostos së jetesës nga çmimet e larta.

Qeveria shqiptare ka dhënë mbështetjen më të ulët financiare për shtresat në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto , vetëm 0.3 %, në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

Fondet për familjet e varfra erdhën në ulje në një kohë që pagesat mesatare ndaj përfituese janë shumë poshtë nivelit të varfërisë relative me (5.5 USD në ditë).

Qeveria Shqiptare vazhdon të taksojë më shumë konsumin, duke refuzuar të gjitha kërkesat e opozitës për uljen e taksave që rëndojnë konsumin: uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës, pezullimin e taksës qarkullimit të karburanteve dhe taksës karbonit).

71% e punonjesve te administrates qendrore dhe lokale, nuk përfituan as indeksim dhe as rritje të pagës reale, disa edhe zbritje.

Indeksimi i pensioneve vetëm 3.3%.

40 mijë familje shqiptare, jetojnë vetëm në sajë të parave që i sjellin familjarët në emigracion. Sipas një raporti të Bankës Botërore remitancat janë jetike për mijëra familjet shqiptare.

Qeveria krejt haptas mendon vetëm për klientët e saj, per PPP-te, për tenderat e rrugëve, qe jepen me 99.9% te çmimit dhe pa garë.

Kjo qeveri, nuk e ka patur dhe nuk e ka në planet e saj të jetë në krah të qytetarëve, sidomos shtresave në nevojë. Është një qeveri që ka monopolizuar çdo gjë në duart e pak oligarkëve që i sherbejnë asaj dhe që e mbështesin me para të grabitura nga buxheti i shqiptarëve, që kjo qeveri të vjedhë votën e shqiptarëve për të sunduar. /Nga Emilia KOLIQI, deputete e Shkodrës, publikuar në Facebook/