Rishikimi i dytë i buxhetit 2022 me një rritje prej 30 miliardë lekësh. Pjesa më e madhe është si rezultat i rritjes së çmimeve, të cilat po i paguajmë ne të gjithë shqiptarët. Por ku po shkon kjo rritje prej 30 mld?
Kjo qeveri po tallet me të gjithë, e sidomos me ata që thotë se përfaqëson, shtresat më vulnerabël, më të pambrojtura nga ana ekonomike por edhe sociale. Paketa e parë e lëmoshës për qytetarët shqiptarë, ishte vetëm për tre muaj.
Për muajt korrik, gusht e në vazhdim, 576 mijë familjet dhe individët përfitues të ndihmës ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe disa kategori pensionistësh, nuk morën as ato 3 mijë lekë .
Asnjë transparencë, asnjë informacion nuk u dha në komisionin e ekonomisë nga ministrja, për fondin 6.1 mld lekë të parashikuar në AN. Si do të përdoret për shtresat në nevojë, sa do të jetë masa e kompensimit mujor, kur do të fillojë kompensimi, sa do të zgjasë dhe sa do të jetë numri i përfituesve.
Gjithshka ishte në funksion të daljes publike, ku u bënë shumë premtime, por efektet financiare të tyre janë për vitet në vazhdim. Premtime të njëjta si para një viti, kur u prezantua program i qeverisë.
Por varfëria rritet përditë dhe propaganda e qeverisë gjithashtu. Ne përsëri do të mbetemi të fundit në rajon për mbështetjen financiare, si për pandeminë Covid-19, krizën e rritjes së çmimeve. U theksua shumë se do të bëhet indeksimi i pensioneve me 6%.
Sipas të dhënave të INSTAT pensioni mesatar në qytet, pas indeksimit të parë me 3.3% është 17828 lekë. Dhe rritja prej 6%, do të jetë 1070 lekë. Pra vetëm 1/3 e atij 3 mijë lekëshit, që morën për 3 muaj me radhë.
Ndërsa në fshat ku pensioni mesatar është 9975 lekë, rritja do të jetë vetëm 600 lekë. Janë 908 mijë qytetarë që kanë të ardhura nën 5.5$ në ditë, shifra më e lartë ndermjet vendeve te Ballkanit Perendimor, por qeveria të ardhurat shtesë të realizuara nga rritja e çmimeve i ka për klientët e saj.
Marrëveshjet koncesionare PPP të incineratorëve, nuk preken, por vazhdojnë të financohen pavarësisht denoncimeve në SPAK. Janë 14 miliard lekë për PPP, që vazhdojnë financimin, në vend që të shkojnë për të ndihmuar qytetarët për përballimin e efekteve të krizës.
Perveç shumës së parashikuar 6 mld leke sipas Aktit Normativ Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, për kompanitë që kanë kontrata publike për punë, në këtë AN parashikohet edhe një shumë prëj 1.6 mld lekë rezerve., për përballimin e efekteve eventuale të këtij Akti.
Në fakt masa e kompensimit me një marzh 5 deri në 30%, lë shteg të hapur për abuzime dhe favorizime të kompanive klienteliste. Asnjë lek nuk shtohet për NJQV.
Sipas ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” ato ushtrojnë 41 funksione në shërbim të qytetarit, shumë prej të cilave, qeveria i ka transferuar në pamundësi të kryerjes nga ana e saj. Por me nivelin e financimit nga qeveria qendrore, keto funksione nuk mund të realizohen.
Akti normativ për kompensimin e cmimeve te ndertimit, vlen edhe për NJQV. Me çfarë fondesh do ti përballojnë këto kosto të shtuara, në një kohë që nuk marrin asnjë shtesë, pavarësisht se janë qytetarët e bashkive të tyre, që kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit. Bashkia Shkodër, nuk ka asnjë investim me fondet e buxhetit të shtetit. Çfarë do t’i themi shkodranëve, që me taksat e tyre duhet të përballojnë aktin normativ korruptiv të qeverisë?
Vazhdojne te mbeten te harruar ish te perndjekurit politike. Në një takim të shoqatës së të përndjekurve politik, me perfaqësues të Ministrisë së financave, kekesat e tyre ishin minimale.
Sot me fondin në dispozicion prej 1 mld lekë, përfitojnë nga 1 këst vetëm 7500 dosje, nga afersisht 10 mijë dosje që trajtohen. Ato kërkuan vetëm një shtesë fondi për plotësimin e një kësti vjetor për të gjitha dosjet, por as kjo kërkesë minimale, nuk iu plotësua, megjithë premtimet e bëra.
Asnjë shtesë subvencioni për ndërrmarrjet e ujësjellësave. Sot energjia elektrike per shoqerite UK, është rreth 62% më e shtrenjtë, duke rritur ndjeshem kostot e prodhimit të ujit.
Cila është strategjia që do të implementojë Ministria e Energjetikës, për shlyejen e faturave te larta të energjisë elektrike? A por gjithshka do të rëndojë mbi konsumatorin shqiptar, duke rritë tarifat e ujit dhe të kanalizimeve të ujrave të zeza, për një shërbim që nuk do t’i ofrohet në standart!
Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, do të jetë radha e rritjes së tarifave të ujit. Pasi kemi shpenzuar në vite për sigurinë e qeverisjes elektronike, në AN kemi të shtuar 1.3 miliard lekë për tenderat e AKSHI-it. për të siguruar të dhënat që qeveria propagandoi se di t’i mbrojë, por që u dekonspiruan dhe sulmuan disa here gjatë një viti.
Në kohë krize të thellë ekonomike, numri i punonjësve në institucionet buxhetore arrin në 84576 punonjës, pa përfshirë 37000 punonjës të pushtetit vendor. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2022 personat e punësuar në sektorin publik arritën në 184,205.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbetet institucioni i preferuar i qeverise. Pasi mori kompetencat e bashkive ne fushën e prokurimit public per Blerje materiale ndertimi dhe investime;
Projektet argëtuese të qeverisë, 1.3 mld lek (11 mln euro) për pistë garash me makina në Elbasan.
Me VKM te datës 27.7.2022, u ngarkua si autoritet kontraktor për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për zbatimin e projektit të oborrit të Kryeministrisë/ Kopshti i Eden-it.
Trajtimi që i bëhet trashegimisë kulturore ne Shqiperi, duke i rënë ndesh arkitektëve italian dhe qëllimit të lënies së kopshtit në tokë brenda godinës,
e ka çuar trashegimine ne bjerrje te vlerave, shperfytyrim te arkitektures,
Vendimet autokratike nga lart poshte, ku shteti eshte shnderruar ne çiflig, duke shperdoruar parate publike (431 milion lekë, 4 milion Euro) po e shkaterrojnë trashegimine kulturore si pjese e pasurise publike te Republikes. Se çfarë ndodh me Shqiptarët jashtë këtij kopshti pak rëndësi ka… /Nga deputetja e Shkodrës Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/