Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia
  • Kryesore
  • Politika

NGA EMILIA KOLIQI – Qeverisë nuk i intereson furnizimi me ujë e as borxhet e akumuluara, ajo synon rritjen e çmimit të ujit…

ShkodraWeb 1 year ago

Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, deputete e PD- së Qarku Shkodër: Centralizimi i funksioneve dhe kompetencave të pushtetit vendor me urdhër, pa asnjë bazë ligjore, është synimi i qeverisë shqiptare.

Qeverisë nuk po i mjaftojne PPP- të, tenderat, investimet strategjike, tashmë i duhen edhe ujësjellësat, pasi edhe ato shihen si burim vjedhjeje dhe grabitjeje në përgatitje të zgjedhjeve të reja lokale.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave “Për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, i bie ndesh ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”dhe Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.

Neni 23 i ligjit, përcakton qartë funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike “Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për:

1. Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
2. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”…….”

A do ta zbatojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore këtë VKM antikushtetues, duke rënë dakord të lidhin marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet tyre dhe me ministrinë përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë për riorganizimin e shoqërive aksionare të ujësjellës- kanalizimeve, ku ato sot, janë aksioner 100%.

Po këshillat bashkiakë, a do jenë të gjithë pro qeverisë?

Po institucioni i prefektit të qarkut/prefektëve të qarqeve, a do japë shprehje ligjshmërie për vendime të pabazuara në ligjet e Republikës së Shqipërisë? Qeverisë nuk i intereson furnizimi cilësor dhe i vazhdueshëm me ujë të pijshëm, as nuk ka problem borxhin e akumuluar nga ujësjellësat.

Rritja e çmimit të ujit për konsumatorët shqiptarë, do të jetë një kosto shtesë dhe për një shërbim që nuk do t’i ofrohet në standart.

Continue Reading

Previous: VIDEO – “Duam shumë të fitojmë Bashkinë e Shkodrës si sot një vit”, Blendi Klosi i PS- së rrëfen “ëndrrën në sirtar”
Next: DOSSIER – Kur shkodranët konsideroheshin si dashnorët edhe më të mëdhenj se ata të Venedikut…

TË FUNDIT

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

1 hour ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

2 hours ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • “Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • “Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 6 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

1 hour ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

2 hours ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

3 hours ago
NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • Aktualitet

NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.