Në Fletoren Zyrtare të djeshme u botua Vendimi “Për miratimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura për Shoqërinë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër Sha”.
Asnjë mendim nga konsultimi publik, nuk u mor parasysh. As vendimi kundër i Këshillit Bashkiak, nuk pati ndonjë ndikim. Ai ishte sa për sy e faqe, pasi Ujësjellësi tashmë kontrollohet nga qeveria.
Në Shkodër:
Fatura mujore për familjarët rritet me 84%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 96%.
Në Malësi të Madhe:
Fatura mujore për familjarët rritet me 20%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 49%.
Në Vau Dejës:
Fatura mujore për familjarët rritet me 108%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 47%.
Në Pukë:
Fatura mujore për familjarët rritet me 82%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 80%.
Në Fushë Arrëz:
Fatura mujore për familjarët rritet me 845%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 344%. /Nga Emilia KOLIQI, deputete e Qarkut Shkodër, publikuar në Facebook/