
Ndërsa Banka Boterore, në çdo mision të saj në Shqipëri, thekson heqjen e përjashtimeve tatimore, qeveria vazhdon punën e saj me ligje në shërbim të klientelës qeveritare.
Këtë herë po përfitojnë të mos paguajnë tatim fitimin për 10 vjet, Hotel/Resort-et e reja, me kater dhe pese yje, status special, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombetarisht “brand name”.
Deri tashti janë 11 të tillë, që e kanë përfituar nga Gjiri Lalzit deri në Himarë, dhe vetëm emrin e kanë “brand”, pasi pronësia është e klientëve të qeverisë.
Me këtë shtyrje afati, këtë privilegj, pritet ta përfitojnë investitorët strategjik në Rrjoll, në Shëngjin, si dhe ato të radhës, në zonat malore me përparësi zhvillimi, sipas projektligjit “Për Paketën e Maleve”.
Përfitimet për një periudhë 10-vjeçare:
a) përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë;
b) përjashtimi nga taksa e pasurive të paluajtshme;
c) përjashtimi nga TVSH-ja;
ç) përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat.
Këto janë dhuratat që bën qeveria në prag të zgjedhjeve për pakicën rrotull tij, ndërkohë që të gjithë shqiptarët paguajnë taksa, tarifa, gjoba pa fund, që rriten çdo ditë. /Nga Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/