NGA EMILIA KOLIQI – Çantat e qytetarëve, përditë po mbushen më pak, për shkak të rritjes së çmimeve…

Rritja e çmimeve në tregun shqiptar nuk ka të ndalur. Çantat e qytetarëve, përditë po mbushen më pak, për shkak të rritjes së çmimeve dhe mos përballimit të tyre me të ardhurat që sigurojnë.

Familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulta në rajon dhe shpenzojnë mesatarisht 41% të buxhetit familjar për t’u ushqyer.

Artikujt bazë të shportës si buka, vaji, zarzavatet, patatet, qumështi etj, kanë një rritje të madhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6 %.

Inflacioni arriti në 2.4%, niveli më i lartë ky që nga janari 2017. Që prej vitit 2012, inflacioni është luhatur afër 2%, duke arritur në janar 2017 në 2.8%. /Publikuar në Facebook nga Emilia KOLIQI, deputete e PD- së Shkodër/

ShkodraWeb Channel

Open

Close