Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EMILIA KOLIQI – “14 janar 1990”, shkodranët të parët në të gjitha lëvizjet demokratike…

ShkodraWeb 14 January, 2025
emilia koliqi koment 14 janar 2025

Dita kur grupi i të rinjve, së bashku me mijëra qytetarë antikomunistë të Shkodrës, u ngritën në protestë kundër regjimit komunist dhe vendosën të rrëzonin bustin e Stalinit në qender të qytetit të Shkodrës.

Pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u komentua nga mediat ndërkombëtare dhe i hapi rrugën edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë.

Sigurimi i Shtetit kishte rënë në gjurmët e kësaj demonstrate dhe dhjetëra protestues u arrestuan e u dhunuan barbarisht në burgje. Grupi kryesor u dënua me shumë vite burg me akuzën: “Për krijimin e një organizate kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe për përmbysje të tij me dhunë…”!

Nga të gjithë ata, që ishin në krye të kësaj demonstrate, do të veçoj Rini Monajka, i cili ishte një nga dhjetë organizatorët kryesorë që nuk e “njohën” friken e Sigurimit të shtetit komunist shqiptar.

Monajka u rrah, u torturua dhe u dëmtua barbarisht, u dërgua në Kampin e Qafë Barit dhe Burgun e Burrelit, dhe pasojat ishin sakatimi e shpërfytyrimi derisa ato plagë i morën edhe jetën.

Demokracia post komuniste shqiptare fillon me këtë ngjarje, që konsiderohet Demonstrata e Parë Antikomuniste në Shqipëri. Qendrimi i tyre burrnor ishte qëndrimi i popullit shkodran, popullit më të persekutuar gjatë regjimit komunist.

Revoltat e shkodranëve vazhduan me 16 Qershorin 1990, 13 Dhjetorin 1990 dhe 2 Prillin 1991. Janë shkodranët të parët në të gjitha lëvizjet demokratike, shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

Janë shkodranët ata, që nuk durojnë më sot, qeverisjen më të inkriminuar e më të korruptuar, e cila vetëm gënjen, mashtron dhe as nuk i shkon ndërmend të bëjne diçka për Shkodrën. Janë shkodranët e shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërie, që do të dënojnë me votë, më 11 maj, këtë qeveri, që e shpopulloi këtë vend! /Nga Emilia KOLIQI, deputete e Shkodrës, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI+VIDEO – Policia e Shkodrës jep detajet për plagosjen e këngëtarit shkodran…
Artikull pasardhës: VIDEO – “E kemi përgatitur seriozisht ndeshjen…”, Vllaznia luan me Besën për Kupën e Shqipërisë…

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.