Skip to content
30 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë
  • Kryesore

NGA ELONA CASLLI – Nuk mund të fyhen jetët e shkrumbuara për gjysmë shekulli…po sikur Fevziu…?!

ShkodraWeb 1 year ago

Po sikur Fevziu në vend të dy orave që mban në duar të kishe dy pranga dhe disa brinjë të thyera në një dhomë të errët ku një hetues me kafkë të sheshtë të rrihte për të pranuar gjëra që nuk i ke bërë?!

Po sikur Fevziu pas disa netësh birucë të të mbushnin gojën me kripë dhe mos të të sillnin ujë për ditë të tëra?!

Po sikur Fevziu të lindje në një kamp internimi dhe roja e kampit të të rrihte shpeshherë në të gdhirë të ditës?!

Po sikur Fevziu të jetoje gjithë jetën me sy që të përçmojnë dhe gojë që të fyejnë vetëm se yt atë kish kryer krimin e rëndë që ish shkolluar në Evropë dhe që ish rikthyer në Shqipëri?!

Po sikur Fevziu të digjnin cigare mbi trupin tënd dhe sytë e tu t’i përdornin si hirtore?!

Po sikur Fevziu të shihje nënën e varur me kokë poshtë dhe çizmen e policit mbi fytyrën tënde teksa përpiqeshe dëshpërimisht ta shpëtoje?!

Po sikur Fevziu mos të dije varrin e babës, motrës, nënës?! Mos të dije ku t’i qaje. Mos të dije ku t’i kujtoje.

Po sikur Fevziu të ishe për një çast jashtë ekranit dhe të shihje një Fevzi tjetër që me vullnet dhe me vetëdije të plotë i hedh një grusht kripe plagës sate që ende kullon?!

Që ta respektosh dhimbjen e tjetrit, nuk duhet medoemos ta kesh provuar. Nuk duhet të kesh qenë medoemos i persekutuar, për të respektuar dhe për t’ u përulur para dhimbjes të një persekutuari. Quhet empati Fevziu dhe i shërben çdo njeriu fillimisht për të qenë njeri e mandej një profesionist në fushë të caktuar.

Kujt i shërbeu ajo intervistë?! Ç’mesazh dha?!

Post Scriptum- Nuk mund të fyhen jetët e shkrumbuara për gjysmë shekulli sikundër nuk mund të rehabilitohet figura e një krimineli. /Nga Elona CASLLI/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: VIDEO – Protesta e 7 korrikut nga PD, blindohet Kryeministria, largohet “Kërpurdha”, 1200 policë të angazhuar
Lajmi pasues: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 7 korrik 2022…

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

6 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

9 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

9 hours ago

TË FUNDIT

  • “As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë 29 September, 2023
  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

6 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

9 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

9 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

13 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.