NGA ELONA CASLLI – Debati me një të vdekur është gjithmonë i fituar, pse Veliaj përmend Myftarajn, ç’ mesazh do të japë…?!

Deklarata e Veliajt dje mbi hedhjen nga ballkoni të Kastriot Myftarajt nuk bëri asgjë tjetër veçse dëshmoi për të disatën herë mungesën e burrërisë dhe qytetarisë së Erion Veliajt dhe njëkohësisht pafytyrësinë e tij të skajshme.

Me një të vdekur je gjithmonë i fituar në çdo debat, pasi të vdekurit nuk kanë gojë. Erion Veliaj pati gjithë kohën për t’iu përgjigjur për së gjalli Myftarajt dhe nuk e bëri kurrë.


Pse e përmend pas vdekjes?! Ç’mesazh do të japë?!

Qëndrimet e Myftarajt kanë qenë shpeshherë të diskutueshme dhe të gjykueshme, por përballja me të duhet të vinte për së gjalli.

Qëndrimet post mortum nuk bëjnë gjë tjetër veçse më kujtojnë skenat e diktaturës ku përbindshat merrnin një kazmë dhe copëtonin kafkën e një kufome.

Post Scriptum- Debatet zhvillohen me të gjallët dhe jo me të vdekurit, pasi të vdekurit nuk kanë gojë. /Nga Elona CASLLI, publikuar në Facebook/