Skip to content
19 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ELIONA SHKRELI – Thethi, një histori e dhimbshme për t’u kujtuar dhe për mos t’u harruar…

ShkodraWeb 19 June, 2026
marjana eliona thethi

Tashmë po bëhet 1 vit nga terrori i Bandës se Edi Ramës në Theth, terror që nuk do harrohet kurrë!

Atëherë kur Thethi rrethohej nga armët e kësaj bande shtetërore, ku banorët shihnin me sy të përlotur dhe me shpirt të shkatërruar se si shteti, nën kërcënimin e armëve dhe tritolit, i shëmbte pasurinë e gjithë jetës së tyre, të ndërtuar në trojet e tyre me shumë mund e sakrifica!
Këto janë pak nga pamjet më të trishta të një shteti grabitës që trajton si kriminelë pronarët trashëgimtarë të këtyre tokave, që ju shëmb pa pikë mëshire objektet e ndërtuara me djersë e gjak, vetëm për t’ju grabitur pronat e tyre dhe për t’ja falur ortakëve-oligarkë të “Paketës së Alpeve”!

Sot, pas pothuajse një viti është shumë e thjeshtë të kërkosh falje me dy fjalë….Është shumë e thjeshtë të pikosh lot e të numërosh shenjtorët, sot kur gjithçka është shkatërruar dhe projekti i Ramës është bërë fakt….Terrori policesk i Ramës dhe i pinjollit të tij, Becit të SPAKUT, u shëmbi atyre banorëve gjithçka ‘kishin mbas shpirtit’…

Mercenarët-marioneta të Ramës dhe Becit të SPAK-ut ligjëruan me votën e tyre “PRO” në Këshill Bashkiak e në Parlament grabitjen dhe tjetërsimit e pronës, përmes projektit korruptiv dhe tjetërsues “Paketa e Maleve”!

Sot është e thjeshtë të ‘kjash’ kur ke mbrojtur projektin më kriminal me forcën e kartonit “PRO” të blerë me para’ krimi e droge… Sot lotët janë të kotë, nuk kanë asnjë vlerë! Banorët duhej të mbështeteshin atëherë kur e gjithë pasuria e jetës së tyre po u shëmbej nën këmbë. Atëherë duhej guxim për të qënë pranë banorëve, për t’i mbrojtur dhe për të denoncuar terrorin shtetëror! Sot, ndjesa është hipokrizi dhe ‘lotët’ janë pesha e mëkatit….

Edi Rama, Benet Beci dhe gjithë banditët në pushtet meritojnë të tërhiqen zvarrë prej posteve të grabitura dhe zyrave që kanë uzurpuar duke bashkëpunuar ngushtë me bandat e krimit, oligarkët e pangopur dhe duke blerë ‘vullnetin’ e një populli të varfër me paratë e krimit dhe drogës!

Protesta kurrë nuk duhet të ndalet deri në rrëzimin e diktatorit Rama dhe ‘vrasësve’ të Shqipërisë dhe shqiptarëve…. Thethi, është tashmë një histori e dhimbshme për t’u kujtuar dhe për mos t’u harruar… /Nga Eliona KODRA SHKRELI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: EMRAT – Tragjike në plazhin e Tales, humbin jetën në det dy vajza të vogla 9 dhe 11 vjeç…
Next: NGA LUAN RAMA – Dorëheqja e një rektori, sinjal alarmi për mënyrën se si ushtrohet pushteti në Shqipëri

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.