Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Art-Kult
  • Kryesore

NGA ELIONA KODRA SHKRELI – Mjafton të duash se gjithçka mund të arrihet, sonte mori jetë Orkestra Simfonike e Shkodrës

ShkodraWeb 10 April, 2023
orkestra simfonike shkoder 2023

Sonte isha në koncertin e parë të Orkestrës Simfonike të Shkodrës e cila kthehet pas 32 vitesh funksionale, si institucion pranë Bashkisë Shkodër! Të shpreh atë që ndjeva nuk di të gjej fjalët e duhura! U përlota disa herë…ky besoj është shpjegimi më i saktë i emocioneve që përjetova!

U ndjeva si në shtëpi sepse instrumentistët (shumica prej tyre) ishin profesorët e shkollës ku unë studiova për 12 vite. Mësuesja ime e parë e violonçelit që më mori nga konkursi pasi fitova të drejtën për të qënë nxënëse e asaj shkolle e më tha ‘ti do të jesh violonçeliste’ – unë qaja sepse doja pianon, e mësuese Rajmonda Kondi Reci me shumë dashuri më çoi në klasën e violonçelit për të më njohur me veglën muzikore e cila do më shoqëronte për 12 vite. E takova sonte pas shumë viteve…O Zot çfarë emocioni, i papërshkrueshëm me fjalë!

Në atë sallë sonte ishin instrumentistë të rinj të talentuar, fryt i atyre mësuesve të mrekullueshëm të cilët profesionin e tyre e kanë ushtruar dhe vazhdojnë ta ushtrojnë me shumë dashuri e profesionalizëm. Sa bukur të shikoje mësues e nxënës sonte si interpretues në një nivel të barabartë.  Sonte në atë sallë nuk ishin vetëm spektatorët, instrumentistët, solistët, dirigjenti, kori. Sonte në tempullin e artit ishin edhe Çesk Zadeja, Prenkë Jakova, Tish Daija, At Martin Gjoka, Avni Mula, Pjetër Gaci, Palokë Kurti, Gjon Kapedani, Tonin Harapi, Shuk Shllaku.

Kompozitorët më të mëdhenj shqiptar që i dhanë emrin dhe e vendosën Shkodrën në piedestalin e artit dhe kulturës shqiptare ishin sonte të gjallë mes nesh përmes perlave muzikore që trashëgojmë vetëm falë punës dhe talentit të Tyre.

Sonte u kënaqa, u mallëngjeva, përjetova emocione pa fund…Sonte salla e teatrit “Migjeni” ishte mrekullia vetë! Tradita u rikthye në qytetin e Saj, Orkestra Simfonike mori jetë e do vazhdojë të frymojë me koncerte të tjera!

Absolutisht që meriton falenderime pafund kryetari i Bashkisë, Bardh Spahia që pati vullnetin e mirë për të bërë të mundur ringritjen e Orkestrës Simfonike, zyra e kulturës pranë Bashkisë Shkodër që insistoi në realizimin e këtij projekti, maestro Jetmir Barbullushi për punën e palodhur dhe sigurisht instrumentistëve dhe vokalistëve që sonte ishin kryefjalë e atyre emocioneve që përjetuam si publik.

Mjafton të duash se gjithçka mund të arrihet! Sonte mori jetë Orkestra Simfonike e Shkodrës, një vlerë e padiskutueshme e artit shqiptar e cila filloi në Shkodër e në Shkodër duhet të mbetet! /Nga Eliona KODRA SHKRELI, publikuar në Facebook/

orkestra simfonike shkoderrrrr 2023
orkestra simfonike shkoderrrr 2023
orkestra simfonike shkoderrr 2023
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Partia Socisliste hap zyrtarisht nesër fushatën për “14 majin”, ja cili do të jetë slogani për zgjedhjet vendore…
Artikull pas: NGA DOM GJERGJ META – Si sillet Bota or burra…

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025

TË FUNDIT

  • MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera 17 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
shtypi 8 vjet shwm
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.