Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EJËLL MICULI – Si na ndryshuar “hedhja e parave” në dasma dhe në ceremoni mortore…

ShkodraWeb 27 July, 2025
ejell miculi dasma funerali 2025

Ka kohë që kam dëshirë të diskutoj nji temë që e kam shumë për zemër, me ju bashkatdhetarë…sidomos me ju malsorë mbas që i njoh mirë edhe traditat… E para asht për darsmat.

Për darsëm familjet dikur janë përgatit nji vit me sigurue gjitha gjanat ushqimore, pijet dhe çdo gja tjetër që nevojitej për me knaq të ftuemit e dasmorët. Në darsëm askush nuk ka lanë pare. Gjithçka ka pague i zoti i shtëpisë.

Ai ka ba darsmën e madhe apo të vogel tu u bazue te mundësitë ekonomike, pra “shtrij kambët sa ke jorganin” kanë thanë të vjetrit tanë. Në ditet mbas darsmës, njerëzit sipas dëshirës e mundësitë, kanë shkue e pi “kafen e nuses” dhe “kanë fal nusen” gjithkush sipas mundësive.

Me “fal nusen” kan shkue edhe njerëz, shokë e miq që nuk janë kenë të ftuem në darsëm… Sot të ftojnë në darsëm e duhet me pagua pjatat që han edhe pse ke ken i ftuem. Biles të bien edhe zarfin me lapse e letër me shkrue emnin e me lanë paret!…

A ju duket e drejtë kjo gja ? Mua aspak!

E dyta, në Malësi të Madhe ka ken’ nji zakon krejt i bukur. Kur ka vdekë dikush ata që kan shkua me u pjekë, kanë lanë secili pak pare. Nji veprim i drejtë e fisnik, sipas meje.

Vdekja shpeshherë vjen pa pritë e pa mendua, pra askush nuk asht i përgatitun. Por edhe me kenë vdekje që pritet, janë shumë familje që kanë nevojë për nji ndihmë, që për ne, asht nji shpenzim minimal, por që tu kenë shumë, familjarëve të të vdekunit, u bahet nji ndihmë e konsiderueshme…

Në shumë varrime që kam marrë pjesë, kam pa që ka familje që nuk pranojnë këtë ndihmë sado të vogël. Pse pra pse ? Ti don me tregue se nuk ke nevojë për ato pare. Por mendo se je tu vu në vështirësi edhe ato familje që kanë nevojë.

Po mirë, ta supozojmë se me të vërtetë nuk ke nevojë për ato pare, po pranoj o vlla, e po spate nevojë çoja nji familjes që asht në vështirësi ekonomike. Ose jepi ato pare thjesht për mirëmbajtjen e varrezave ku do të mbulosh njeriun tand.

Kush e heku ketë zakon sa njerëzor aq edhe fisnik nuk e di, por unë nuk e aprovoj dhe nuk më duket e drejtë… Imagjinoni ju: Falim 50 – 100 mije lekë dikund që na kanë ftue pa i detyrue askush me na ftue dhe nuk falim 2 mijë ose 5 mijë lekë në nji xhenaze. A ju duket gja normale ?
Mua jo! /Nga Ejëll MICULI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Aksident në Shkodër- Velipojë, 22- vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset edhe pasagjerja
Next: NGA MARJANA KOÇEKU – Reagimi shembullor sot duhet me i tregu çdo maskarai se askush s’asht mbi ligjin

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.