Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDONA BILALI – Muzika tërheq, por zhurma largon, si ta gjejmë volumin e duhur në plazhe…

ShkodraWeb 22 August, 2025
edona bilali 2025

Prej vitesh, në pedonale, qendër por edhe përgjatë vijës bregdetare të Velipojës po ndodh e njëjta garë: çdo lokal e ngre më lart volumin e muzikës që të “dallohet”. Rezultati? Në të njëjtin çast dëgjohen 3–4 këngë, zëra që përplasen mes tyre dhe një eksperiencë akustike e lodhshme si për vizitorët ashtu edhe për banorët. Sipas rregullit në fuqi muzika fiket në orën 00:00 dhe kohët që disa i fiknin e disa jo kanë ikur e ligji zbatohet plotësisht duke eleminuar ndjesinë e pabarazisë mes operatorëve të biznesit. Por deri në mesnatë, mbetet sfida e volumit të tepërt.
Për këtë temë kam folur publikisht prej vitesh, dhe pavarësisht përmirësimit gradual, jemi ende larg modeleve të suksesshme në këtë drejtim.

Cili është efekti i prodhuar nga ky fenomen?

1. Dëmtimi i dëgjimit për personat që ekspozohen gjatë ndaj niveleve ≥85 dBA; sa më i lartë volumi, aq më shpejt vjen dëmi. (Ky është prag i përcaktuar nga NIOSH/CDC dhe i konfirmuar edhe nga NIDCD. (CDC+1nidcd.nih.gov )

2. Efekte psikologjike e fiziologjike: zhurma e lartë rrit stresin, çrregullon gjumin, ul cilësinë e jetës dhe lidhet me pasoja afatgjata shëndetësore. (Udhëzimet e OBSH për Zhurmën Mjedisore në Evropë evidentojnë shqetësim/ankth, prishje gjumi dhe ndikime shëndetësore edhe në nivele më të ulëta se sa mendohej dikur; EEA nënvizon barrë të madhe shëndetësore nga zhurma në Evropë. IRISWorld Health OrganizationPMCThe GuardianEuropean Environment Agency ). Në fjalë më të thjeshta studimet tregojnë që muzika më e qetë e volumi i ulët i bën njerëzit me më pak stres e ankth.

Këtë shqetësim të qytetarëve dhe pushuesve këtë sezon e kam marrë më shumë se asnjë vit më parë. Edhe për habinë time sipërmarrësit përgjigjen njëlloj: “e duan klientët” ose ”tërheq klientët”.

A e kërkojnë realisht klientët?
Shumë sipërmarrës po bien pre e mendësisë “volumi i lartë = atmosferë”. Në fakt, një pjesë e mirë e klientëve pëlqejnë tingull të pastër dhe të balancuar, jo domosdoshmërisht më të fortin në shëtitore. Meqë këtë teori nuk e ka testuar ende askush, vetë operatorët por edhe agjencitë e lidhura me zbatimin e këtij vendimi, mund ta zgjidhin thjeshtë: mbledhje sistematike feedback-u qoftë me pyetësor të shkurtër në dalje, qoftë me pyetësorët në rrjete sociale dhe testime në orare të ndryshme.

Nga bisedat me kolegë situata rezulton e ngjashme edhe në jug të vendit, madje në vende specifike fenomeni është akoma më prezent. Kjo problematikë kërkon diskutim mes operatorëve, organeve ligjzbatuese dhe atyre politikëbërëse, që sezoni tjetër t’na gjejë me një identitet të krijuar edhe në këtë drejtim.

Në përfundim një mesazh për sipërmarrësit: Atmosfera nuk matet me decibel, por me kënaqësinë e klientit. Mateni volumin, mblidhni feedback-un, koordinoni me fqinjët. Për t’u zhvendosur në zinxhirin e vlerës kjo mendësi e re është e domosdoshme. /Nga Edona BILALI/

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Goditi me mjete të forta 64- vjeçarin në Velipojë, shpallet në kërkim i riu…
Next: VIDEO – Vllaznia e nis me ritëm kampioni, mund Egnatian kampione në fuqi me Edi Martinin jashtë pankine

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.