Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDMOND ARIZAJ – Edhe vdekja di të jetë e bukur…

ShkodraWeb 17 September, 2023
petrit jaupaj bashkeshortja 2023

Jeta shfaqet ndonjëherë me gjithë fuqinë, bukurinë e pasionin e saj, pikërisht pasi ka mbaruar. Ndoshta ky ishte kumti që ka dashur të përcjellë, që prej varrezave të Ballshit, aty ku me një grusht ilaçesh i dha fund jetës Petrit Jaupaj, mbi varrin një vjeçar të së shoqes.

Të mësuar me burra që vrasin gratë, që i dhunojnë e përshunojnë, sa pak vëmendje mori zemra e thyer e këtij burri 63 vjeç! Ndoshta nuk ishte në moshën e Romeos, e nuk po qante e vetvritej mbi varrin e Xhulietës; por a mundet vallë që dashuria të tërheqë vëmendjen vetëm për lidhje të flashkëta interesi televiziv e përfitues?!

Sipas meje, Petriti, mësuesi i biokimisë duhet të ishte një javë rresht në faqet e para të mediave, në emisionet televizive. Jo për të lartësuar vdekjen, por për të himnizuar dashurinë. Për t’i dhënë kuptim, diçka që sot duket fallso, e shtirë dhe me shumë përdorime. Jam i sigurtë se ai nuk ka nevojë për mëshirë, as për justifikime, aq më pak për kritikat snobiste “u tregua i dobët”.

Kush vallë e njihka kaq mirë zemrën e thyer dhe shpirtin e tij (apo kujtdo tjetër) sa për të gjykuar?! Ashtu si jam i sigurtë se fëmijët e tyre do të jenë të mrekullueshëm, pasi janë rritur në një ambient të mbushur me dashuri, përkujdesje e vëmendje.

Ndoshta me vdekjen e tij, ai kërkon të na tërheqë vëmendjen për të marrë shembull jetën e tij.

Prandaj ishte një vdekje e bukur. I lut kolegët gazetarë, fëmijët e Petritit, të afërmve të tij, të tregojnë, të tregojnë, të tregojnë jetën, dashurinë, marrëdhënien e këtij çifti të mrekullueshëm. Mes errësirës së historive brengosëse shqiptare, ku burrat i vrasin, i rrahin, i dhunojnë, i përdhunojnë e i shesin gratë, historia e Petritit dhe bashkëshortes së tij do të ishte si një rreze Dielli. /Nga Edmond ARIZAJ, gazetar, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj takime në Malësi të Madhe, premton mbështetje për fermerët, zgjidhje të problemave
Artikull pasardhës: “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e shendetit në fokus”, ministrja Anila Denaj takim me stafin e AKU Shkodër…

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.