Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA EDISON YPI – Me kokë në torbë…

ShkodraWeb 3 September, 2024
edison ypi me koke ne torbe

Jeta me kokën lart, është turp dhe tmerr patetik.

Jetën me kokën majtas ta helmon çeta e budallenjve me kokën djathtas.

Jetën me kokën djathtas ta nxijnë besnikët e kokës majtas.

Jeta me kokën përdhe, është jetë hyzmeqari, jetë qeni, jetë skllavi.

Ku dhe si ta mbash kokën për ta ndrequr jetën?

Kokën mund ta mbash kahmos. Në duar, në prehër, në gji, në xhep, në sirtar, në dollap, në kafaz, në qymez. Kokën mund edhe ta marri një sherr kot ose një plumbi qorr, apo mund ta lësh peng për ca kohë, ose ta humbësh përgjithmonë në një dashuri inkandeshente, por pa fat, në aksident, biznes, a në bixhoz.

Por, nëse do të jetosh i qetë për të bërë një jetë rehati pa ngatërresat e pamerituara që të nxjerr koka mbi supe, në mënyrë që kokën mos me ta ça, mos me ta vra, mos me ta vjedh, mos me ta shtyp, mos me ta sëmur, e mira është kokën ta mbash në një vend të sigurtë. Ku mos ta shohë syri i keq, mos ta kalbi era dhe shiu, mos ta godasë breshëri, mos ta ftohi ngrica, mos ta djegë vapa. Ky vend, apo qosh, apo zgëq, për fat, ekziston. Quhet torba.

Jeta me kokë në torbë, është më e mira e krejt jetëve.

Të jetosh derisa të kesh ymër me kokë në torbë duke mos të ndodhur asnjë e keqe, as ty, as kokës tënde, as torbës tënde, kjo është zotësia, ky është talenti.

Jeta me kokë në torbë nuk është aq e kollajtë sa duket. Duhet me pas parasysh disa gjëra. Duhet me marr disa masa.

Që koka brenda torbës të ndjehet po aq rehat sa koka brenda kafkës, torba duhet zgjedhur me material koke gjarpri dhe design kafke derri.

Të jetosh me kokë në torbë nuk duhet me e lëshu kurrë torbën nga dora, dhe kokën nuk duhet me e nxjerrë kurrë nga torba. Përndryshe, pra, nëse torbën me kokën brenda e lëshon nga dora, të ka gjetur belaja, të mori lumi, të piu e zeza. Në këtë rast fatkeq, e pakta që mund të ndodhë, torbën me kokën brenda, ta vjedhin. Torbën ta grisin. Kokën ta rrahin, ta plagosin, ta përgjakin, ta vrasin. Mbetesh pa kokë dhe pa torbë. Kokë tjetër dhe torbë tjetër s’ke. Jetës së rehatshme me kokë në torbë, thuaji lamtumirë!

Mund të ndodhi, Zot na ruaj, që pasi ta marrin torbën tënde me kokën tënde brenda, të lënë torbën e vet me brenda kokën e vet. Pra, torbën dhe kokën tënde, nuk ta vjedhin, as nuk ta prekin, por ta ndërrojnë me torbën dhe kokën e vet.

Nëse ndërrimi i torbave dhe kokave ndodh, ndërruesi vazhdon jeton me kokën dhe torbën tënde në trupin e vet, dhe ti me kokën dhe torbën e tij në trupin tënd. Po ratë në këtë kurth, do të luani mendsh të dy.

Jeta me kokë në torbë është e ëmbël, por ka kosto, do të ndeshesh me probleme.

Për shembull, koka në torbë flet qartë, por, duke qenë brenda në torbë, nuk dëgjohet mirë çfarë thotë.

Koka në torbë ku është gjithmonë errësirë, me kalimin e kohës nuk sheh mirë nga sytë.

Për të njëjtën arsye kokën në torbë pas një kohe e lënë dhe veshët.

Kokën në torbë, pasi e lënë sytë dhe veshët, e lë edhe mendja.

Megjithatë jeta me kokë në torbë ka avantazhe që jeta me kokën mbi supe as në ëndërr nuk guxon t’i shohë.

Koka në torbë, për shembull, në dallim nga koka mbi supe, s’mund të shkelet, shkelmohet, pështyhet. S’mund t’i thyhet kafka pas murit, as të theret me thikë në fyt, nuk mund t’i nxirren sytë, as nuk dërrmohet duke e shtypur ose plasur pas murit. Për më tepër, kush kalon jetë luksi me kokë në torbë, mund të vrasi, por nuk mund të vetëvritet.

Me flokët e kokës në torbë, krehja është pak problem. Por kokën e çon te berberi. E ul në stol. I thua berberit: Ma rruaj. Berberi bën punën e vet. Ti bie rehat.

Koka në torbë të shpëton nga vdekja, nga plumbi në lule të ballit dhe nga pushkatimi. Kjo sepse koka në torbë s’ka lule të ballit. Ose ka, por lulja e ballit të kokës në torbë ndodhet atje ku hasmit, gjakësit, skuadrës së pushkatimit, nuk i vete mendja, te tulja e bythës.

Kollitja, teshtitja, gëlbazat, qurrat, jargët, e kokës në torbë nuk durohen. Por s’ke ç’u bën. Janë pjesë e jetës së rehatshme me kokën në torbë, ose me torbën në kokë. /Nga Edison YPI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Mario Mitaj largohet nga Rusia, mbrojtësi kuqezi i bashkohet skuadrës arabe Al Itihad, ja sa është rroga e tij…
Artikull pas: Radikalizimi përmes rrjeteve sociale, a po përdoren si model për sulme…?!

TË FUNDIT

bashkia shkoder naten 2025
  • Aktualitet

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025
benet beci alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 16 June, 2025
mario bacaj australi 2025
  • Anëmbanë

E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen

ShkodraWeb 16 June, 2025

TË FUNDIT

  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Qejfi bahet me Shkodranë”, Bujar Qamili recitalin e jetës në “Loro Boriçi”, i dëmtojnë banerin e tij 16 June, 2025
  • SAGA E 11 MAJ 2025 – Rinumërimi në 4 qarqe, gati të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën… 16 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia shkoder naten 2025
  • Aktualitet

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025
benet beci alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 16 June, 2025
mario bacaj australi 2025
  • Anëmbanë

E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen

ShkodraWeb 16 June, 2025
ridval geraldaAAA likaj postribe 2025
  • Aktualitet

SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij…

ShkodraWeb 16 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.