Skip to content
19 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDISON YPI – Gallatë tragjike me Dhëndër Pisin dhe Vjehërr Hajdutin në truallin e Arbërit…

ShkodraWeb 8 July, 2026
edison ypi malltezi 2026

Gallatë më tragjike se kjo me Dhëndër Pisin dhe Vjehërr Hajdutin nuk është parë në truallin e Arbërit.

Dhëndër Pisi dhe Vjehërr Hajni, pasi e katandisën Partinë Demokratike sa një kotec pulash, me kryetar që zgjedh vetveten, kryesi me nepotistë dhe klientë, Këshill Kombëtar me anonimë, dallavera, pare të vjedhura e të tjera e të tjera, pas gjithë këtyre, s’po kuptojnë arsyen pse mbetën me zero elektorat.

Kupa u mbush dhe po derdhet. Por ka dhe habere të mira.

Meqenëse Dhëndër Pisi ka vjedhur aq tepër, sa, pas pak, Gjykata do t’i japë katil-fermanin e shumëpritur se pjesën e mbetur të jetës do e kalojë atje ku meritojnë hajdutët, tradhtarët, rrenacakët, besprerët – në burg. Brenda një qelie 2 metra me 2 metra. Plot me morra, pleshta, akrepa, rrethuar nga pesë a gjashtë rrugaçë që po ia shohin me neps prapanicën e dhjamur.

Dhëndër Pisi mund të dënohej edhe siç e meriton, me varje për gjuhe, ngulje thike buke në fyt, hedhje në kazanin e plehrave ku do të vijnë sorrat t’ia çukisin mishin dhe macet t’ia lëpijnë gjakun e mpiksur, por sot për sot ligji nuk e mban.

Për Dhëndër Pisin, burgosja nuk është i vetmi fat.

Për shkak se aq mend ka, Dhëndër Pisi mund të përfundojë edhe në çmendinë.

Një shans tjetër që ka Dhëndër Pisi për ta kaluar më së miri jetën që i ka mbetur, është të ikë e të mbyllet të bëjë jetë heremiti në një shpellë prapa Dajtit. Ku të mos lahet kurrë. Mjekra e qoses t’i zgjatet deri te këmbët. Për të ngrënë t’i zgjasin çdo ditë nga një garuzhde supë të qelbët. Urinën ta bëjë te gaveta ku sapo hëngri. Herën tjetër të hajë te gaveta që sapo e zbrazi nga urina.

Dhëndër Pisin askush nuk e ndalon të ikë e të mbyllet në njërën nga vilat nëpër Evropë që i ka blerë me pare të vjedhura nga gjaku i Gërdecit dhe dallaveret e Fazlliçit.

Ose Dhëndër Pisi mund të arratiset nëpër malet e Indisë ku Perëndi kanë lopën.

Ndoshta edhe në ndonjë manastir budist për t’u thelluar në kuptimin e jetës në mënyrë hamletiane me sytë nga qielli dhe gavetën e urinës në duar; Ja vlen a s’ja vlen të vjedhësh ?

Nëse Dhëndër Pisi nuk i duron dot ngacmimet e rrugaçëve, morrat e burgut, supën në gavetën e shurrës, lidhur me hekura pas muri në çmendinë, s’është çudi të bëjë të vetmin gjest kalorësiak të jetës, të suicidohet. Çka, për një bythec si Dhëndër Pisi është e vështirë, por jo e pamundur.

Dhëndurë pisa me vjehërr kriminelë bota ka me miliona.

Çka të mahnit në dyshen diabolike Dhëndër Pisi – Doktor Gjirizi, është funksionimi perfekt i kësaj marrëdhënieje në një vend me histori dhe kulturë mijëvjeçare.

Sa kanë vjedhur Dhëndër & Vjehërr në pak vite, bota me një mijë vështirësi mezi e ka trashëguar nga stërgjyshërit.

Prandaj Dhëndër Pisin që kujton se në botë ka vetëm hajdutllëk, nuk e shpëton dot asnjë kombinim sado pervers dalë nga truri i sëmurë i Vjehërr Mafiozit.

Po pse vallë ky destin kaq katastrofik për Dhëndër Pisin?

Meqenëse në trurin e budallait nuk hyhet, një diagnozë e saktë e panairit të sëmundjeve të Dhëndër Pisit nuk mund të bëhet.

Por një vështrim mund t’i hidhet.

Fati i zi e ndjek Dhëndër Pisin këmba-këmbës, së pari, sepse Dhëndër Pisi nuk është një njeri i plotë.

Dhëndër Pisi është një gjallesë e mangët, një gjysmë ose çerek njeriu, një cop mishi, një butak, një spurdhjak, një legen materniteti plot me bosh kulturor, qytetar, njerëzor.

Dhëndër Pisi si pasojë, Vjehërr Paçavurja si shkak, janë një realitet tmerrues që të sjell në mendje eksploratorët e skutave më të errëta të psikikës së njeriut: Lombrozon, Frojdin, Dostojevskin e të tjerë.

Mund të jesh çoban dhe flautist, inxhinier dhe poet, agronom dhe kopshtar, blegtor dhe bujk, shofer dhe astronom, etj. Por s’mundesh me qenë kurrën e kurrës hajdut dhe diçka tjetër. Dhëndër Pisin dhe Sali Pusin prandaj i pret burgu, çmendina, budizmi, gaveta. Sepse kujtojnë se mund të jenë edhe hajdut edhe politikan, edhe hajdut edhe i ndershëm, edhe hajdut edhe misionar, edhe hajdut edhe shenjtor.

Dhëndër Pisi, me hajdutllëkun nga vjehërr mafiozi dhe budallallëkun nga prejardhja hibride, është rasti emblematik i horrit që do me u mbajt fisnik, i rrugaçit që hiqet për aristokrat.

Dhëndër Pisi s’e ka idenë se ta kesh duhet ta meritosh.

Për Dhëndër Pisin në këtë botë asgjë s’është më e zgjuar se peqelepet idioteske që thuhen në mbledhjen e partisë së Doktor Çakallit që zgjedh e rizgjedh pafund veten.

Nga një tub dhe tyç si Dhëndër Pisi nuk mundesh me prit të dijë: Sa larg tokës ndodhet hëna, çfarë është sekuenca e Fibonaccit, çfarë shkruhet mbi varrin e Shekspirit etj. Por jo dhe në formë e përmbajtje totalisht bosh dhe pa kripë si Dhëndër Pisi.

Dhëndër Pisi nuk është më tepër se pasojë fatkeqe e një shkaku tragjik, Doktor Vrromës. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë vepra arti, ndërsa Dhëndër Pisi është kryevepër Ferri. /Nga Edison YPI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Vetëvendosje! më shumë mandate se 3 partitë e opozitës bashkë…
Next: Vendimi për “Dëshmor i Atdheut” për Astrit Kalanë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve vlerëson miratimin

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.