Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Argëtim
  • Kryesore

NGA EDISON YPI – Divorc për një foto në dasëm…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Të dy me shkollë të lartë. Të dy me smartfona. Të dy me email, fejsbuk, instagram, pasuord që nuk e zbërthen dot as CIA. U njohën gjatë ceremonisë së promuovimit të një libri të këllirshëm nga një autor i pështirë. Ai u magjeps pas saj kur ajo i tha “shum’ nice ky libri”. Ajo u marros pas tij kur ai i tha; “goxha cool ky autori”. U takuan disa herë. Zbuluan binjakërinë e shpirtrave. U fejuan. U martuan. Ndër këngët që u kënduan në dasëm la mbresa të thella “Ristana”. Veçanërisht vargu lotëndjellës; “S’pata pare me të majte”.

Dikush mori në fotografi dhëndërrin duke teshtitur, çka dhëndërrit nuk i pëlqeu. Një çakërrqef nxorri nga brezi një kobure dhe çpoi tavanin. Dy që qenë më esëll arritën t’ja heqin koburen nga duart adhuruesit të Traditës vetëm pasi e bindën se kishte ngatërruar shekullin. Dasma po shkonte për bukuri. Kur befas u vunë re disa lëvizje nervoze të dhëndërrit. Dhëndërri vej-e-vijke si i tërbuar me një celular që e mbante në dorë si kobure. Me gjasa, në ekranin e atij celulari duhej të kishte diçka tmerruese.

Dasma nisi t’i ngjante një zjarri shkarpash që atypëraty shndrrohet në hi. Në fillim mbyturazi, pastaj me zë të qartë dasmorët nisën të pyesnin të habitur; ç‘ka ndodhur, ç‘po bën vaki ?! Shpejt u muar vesh se njohjen e thellë, shpirtrat binjakë, dashurinë e zjarrtë, fejesën e ëmbël, dasmën e shumpritur, i kishte marrë lumi i kishte çuar në det; Ai dhe ajo nuk do martoheshin, nuk do bëheshin burr’ e grua, nuk do pillnin bastarda. Pse-pse-pse ?! pyesnin të gjithë të habitur. Disa të ftuar ja plasën të qarit. Njohja e pasojës por jo e shkakut provokoi pëshpërima dhe psherëtima të shumta. Derisa e mori në dorë situatën një kunat i dhëndërrit.

Kunati tha; Na vjen keq që i braktisët tavolinat e të ngrënave duke i lënë të mjera si arena luftrash të humbura. Ishte e paimagjinueshme të ndodhte një hata e tillë me një dhëndërr sa trendy po aq edhe tradicional si kunati im. Por faktet janë kokforta. Gjithçka është e dëshmuar me një foto që u bë me celular nga një shok për kok dhe mik besnik i dhëndërrit. E vërteta e hidhur është se në foton fatale që u bë sebep për këtë divorc është fiksuar momenti kur gjatë një vallëzimi rock nuses j’u dukën pak brekët. /Nga Edison YPI/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat e përditshme shqiptare, për ditën e sotme, e martë 25 gusht 2020
LAJM PAS: DOSSIER – “Ja ç’ bënë arsimtarët në Shkodër me materialet e ndaluara të Ana Pavllovës dhe…”, letra sekrete për Hysni Kapon

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

44 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Nga një burrë i quajtur “Rudina” tek “Trojani”, disa nga pseudonimet më të çuditshme në Shkodrën nën diktaturën komuniste
  • PERSONAZH – Njihuni me Marselën, vajzën nga Shkodra, pjesë e Delegacionit Rinor Shqiptar në OKB…

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

44 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.