Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDISON YPI – Dhëndër budalla…mallkimi im zë…

ShkodraWeb 16 September, 2024
edison ypi jamarber malltezi dhender budalla 2024

Dhëndër rrenacak, dhëndër pijanec, dhëndër gjarpër, dhëndër urith, dhëndër skuth, dhëndër spiun, dhëndër komunist, dhëndër legen, dhëndër pisanjos, dhëndër skandaloz, këta dhëndurë s’janë asgjë përpara atij që i përmbledh të gjitha këto, dhëndrit budalla. Dhëndri budalla është ai që, me mentalitet komunist, metoda sigurimiste, fjalor të drunjtë, pati paturpësinë të më shantazhonte të mos shkruaja si shkruaj, por si i intereson atij. Duhej të më heroizonte për inteligjencën dhe shkathtësinë që dëshmova duke shpëtuar nga internimi nënën, veten, motrat, kunetërit, nipat, mbesën, e kushedi sa të tjerë. Por, ndoshta për të njëmijtën herë, në mënyrën më të pabesë, më dinake, më sigurimiste, bëri të kundërtën. Duke paraqitur si nëpunës korrekt që duhet nderuar, qytetar të ndershëm që duhet respektuar, zbatues të zellshëm të Ligjit që duhet t’i bëjmë temena, përcjellësin e metodave staliniste të shantazhit, monstrën surratbaltë, atë që vetë pyeti, vetë u përgjigj, vetë foli, vetë shkruajti, kurvin tim.

Do duhej pra, që, siç e do etika, siç e kërkon qytetaria, si e imponon mirësjellja, si i shkon qëndrimit të demokratit, dhëndri budalla të ushtronte sadopak ndjeshmëri dhe kuptueshmëri duke mbajtur anën time dhe të tjerëve si unë. Kishte lëndë boll. Prej vitesh, si çdo shkrues edhe unë, shpall vazhdimisht veten. Por dhëndri budalla s’ka haber nga ndjeshmëria dhe kuptueshmëria. Ai, si komunist i qelbët, si spiun i regjur, si zagar i ndyrë, zgjodhi anën e kurvit tim. Si dhëndër budalla që është, i lejohet. Dhëndri budalla, intelektual mediokër, qytetar i padenjë, mua nuk më intereson si individ, por vetëm si fenomen. Për shembull, është kurioze me dit’ si e përjeton dhëndrin budalla vjehrri Doktor Veremli, ai që ka privatizuar Partinë Demokratike, ai që prej 12 vjetësh nuk vjen dot në pushtet, ai që mban me rrena çetën e rrugicës, hordën e shejtanbudallejve që i mban me rrena se do i bëjë doganierë, financierë, deputetë, ministra.

Kushedi sa zemërohet e dëshpërohet Sali Faqeziu kur sjell ndërmend se dhëndri budalla që ka, është aq budalla sa di të vjedhë, por s’di të mçefi. Dhe sa herë e kujton këtë, sa s’i bie damllaja. Para fatit të zi me dhëndër budalla, “Non Grata” i duket hiçasgjë. Nga penxhereja do me u hedh. Fjala s’i del. Gjumi se zë. Somniferi s’i bën derman. Rrugicën s’do me e pa me sy. Ka të drejtë. S’ka fatkeqësi më të madhe se më i rrezikshmi i krejt budallenjve, dhëndëri budalla. Nuk thonë kot: Zot më ruaj nga dhëndri budalla, se nga dhëndurët e tjerë ruhem vetë. Kur bën ftohtë, vishesh. Kur bën vapë, zvishesh. Kur je ndotur, lahesh. Kur vjedh, shkon në burg etj.. Çdo të keqeje i gjendet një derman. Veç dhëndri budalla derman s’ka. Dhëndrin budalla do e durosh aq budalla sa është, do e pranosh deri në fund të jetës aq gjytyrym sa Perëndia e ka bërë. Ndryshe prishesh me çupën. Nuk e ke zgjedhur ti. Ta ka sjellë ajo. Këtë dhëndërin budalla të Sali Kullës s’di as si ta quash: copë mishi, copë muti, legen materniteti, sallam nga mish gomari, oturak spitali, kakë kalamani, pështymë veremliu, gëlbazë turbekulari, se po zgjodhe njërin, cilësim i mbetet qejfi tjetrës nofkë.

Ça s’pret prej dhëndrit budalla. Ngatërresa që s’ti kishte marrë mendja, lodhje, këputje, dhimbje koke, deprimim, sëmundje, fëmijë autikë, vështirësi jete, gjithçka. Dhe halli mbi hall, industria farmakologjike ende s’ke shpikur asgjë që t’i mbrojë të tjerët nga dhëndri budalla. Dhëndëri budalla me vjehërr Doktor Katranin, ky lolo gratis, ky estradë pa biletë, ky bufon, ky qesharak, ky normal vetëm kur gojën s’e hap, kur bën si demokrat, të shkrin së qeshuri. Kur bën si ambientalist, të bën për të vjellë. Kur bën si politikan, detyron miletin të shkulin leshrat. Kur bën si bukurosh me kapele republikë, femrat turbullohen, alivanosen, pengohen, rrëzohen, bien nëpër puseta. Jeta do ishte ferr nëse dhëndri budalla, përveçse budalla, nuk do ishte edhe zbavitës.

Dhëndrit budalla i duket sikur pasurimi është në përpjesëtim të drejtë me budallallëkun. Sipas dhëndrit budalla, sa më budalla, aq më i pasur bëhesh. Simptomë aq alarmante për shëndetin psikik të dhëndrit budalla kjo, sa të detyron t’i referohesh urgjent studiuesit më në zë të budallallëkut, Carlo Cipolla, i cili, në librin e tij “Ligjet themelore të budallallëkut njerëzor”, për dhëndrin budalla thotë thjesht dhe shkurt se dhëndri budalla është budallai i budallenjve, çka e dinim dhe s’lypsej ta mësonim nga Cipola. Por i madhi Cipolla, në librin e vet, ka një tjetër xhevahir, “Ligjin e katërt të budallallëkut”, që aq përputhet me dhëndrin budalla sa duket sikur Cipolla e ka vetë një dhëndër budalla, lënë peshqesh në derë nga çupë pa dijeninë e tij.

Ja ligji i katërt i budallallëkut:

“Dhëndurët jobudallenj gjithmonë e nënvlerësojnë potencialin shkatërrues të dhëndrit budalla. Ata vazhdimisht harrojnë se në çdo rast, t’i besosh dhëndrit budalla, ke gjetur belanë, çka në mënyrë të pashmangshme është një gabim tepër i kushtueshëm”. Dhëndrri budalla në aq pak kohë ka grumbulluar pasuri më tepër se të gjithë dhëndurët budallenj të botës së bashku. Që nga dhëndri budalla i Xhengis Khanit, deri te dhëndurët budallenj të Jul Cesarit, Ali Pashës, Sulltanëve të sulltanateve arabikë, perandorit të Japonisë dhe Kinës, e deri te dhëndurët budallenj të krejt mbretërve të botës, që nuk kanë mundur të ngrenë në aq pak kohë aq shumë kulla, grataçiela, pallate, vila e të tjera e të tjera, që kur i sjell ndërmend të lëviz kapaku i kokës si lëviz pllaka e varrit në mes të natës kur e ngre vampiri nga brenda varrit.

Nuk do e lë me kaq. Do i qepem dhëndrit budalla me bukë në torbë, djathë dhe ujë të gazuar me vete. Do i kërkoj e do i gjej ku janë e ku s’janë gjykatat, tribunalët, pallatet e drejtësisë në krejt botën ta thërresin dhëndrin budalla t’i japë përgjigje pyetjes: Ku i gjen, kush ia jep, sa pare i kërkojnë dhëndrit budalla për letrat e manipuluara nga Sigurimi me të cilat gjatë viteve, në mënyrë të kundraligjshme, Sali Komunisti dhe dhëndri budalla kanë shantazhuar me mijëra të përndjekur nga diktatura? Nëse dhëndrin budalla nuk do arrij ta bëj të flasë, do përdor fishekun e fundit. Do paguaj me pak lekë ca halabakë nga të rrugicës që kullat, pallatet grataçielat, vilat, t’ia fusin dhëndrit budalla atje ku s’thuhet. Derisa dhëndëri budalla të fryhet e të fryhet. Dhe të shpërthejë. Copat të mblidhen për t’i shkrirë në një fonderi ku do derdhet në bronz shtatorja e dhëndrit budalla që do vendoset në mes të plehrave në Sharrë. Ku me germa bronzi mbi një pllakë mermeri do shkruhet epitafi me 2 fjalë për dhëndrin budalla që në jetë s’bëri asgjë tjetër:

Vetëm vodhi.

Natyrisht që s’la dhe spiunllëk pa bërë.

Por spiunllëqet e dhëndurëve budallenj nuk shkruhen nëpër epitafe.

Hej, dhëndër budalla, vjehërr llapaqen, dhe ju zagarët që u vini rrotull, nuk bëj shaka. Mallkimi im zë. /Nga Edison YPI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shtator 2024…
Next: DOSSIER – Historia e panjohur e ish-kryetarit të Parlamentit të parë shqiptar, shkodranit Xhemal Naipi, familjarët nuk…

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.