NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Nga e diela kthehet “ora verore”, a do të jetë hera e fundit që e përdorim…?!

Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës. Natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës do të zhvendosen për një orë përpara, që do të thotë se në vend dy ora do të jetë tre. Llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor në orën 3 pas mesnate. Nga viti 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e llogaritjes së obligueshme të zhvendosjes së orës në vendet e Bashkimit Evropian.

Propozimi u miratua nga ana e Parlamenti Evropian, por megjithatë çdo anëtar i Unionit do të ketë mundësi të zgjedhë nëse do të mbetet në llogaritjen verore ose në llogaritjen e dimërore të kohës. A do të jetë hera e fundit për Shqipërinë e Europën që përdor orën verore…?! Mbetet të shohim, ndërsa nga e diela do të shijojmë më shumë dritën e diellit!


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media