
Të dashur miq,
Në ditën e sotshme Papa Françesku ka pasur një krizë në frymëmarrje dhe probleme me gjakun për shkak të të cilit është ndërhyrë me ndërrim gjaku. Situata nuk është e lehtë dhe mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes.
Edhe në buletinin mjekësor të ditës së djeshme mjekët kanë pohuar se rreziku ende nuk ka kaluar. Ftohja në dy krahët e Papës e ka ndërlikuar gjendjen e tij.
Prandaj ju ftoj të lutemi për Papa Françeskun nesër në të gjitha meshët tona me njet të veçantë.
Zoti i jetës i qëndroftë pranë Papës dhe Nana e Këshillit të mirë e mbrojtë!
Dom Gjergji /Publikuar në Facebook nga presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë/