Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA DOM GJERGJ META – Sot nuk predikova dhe ja pse…

ShkodraWeb 2 November, 2022
dom gjergj meta

Gjatë meshëve sot, që ia kushtonim Hyjit për shpirtrat e të vdekurve, nuk pata fort entuziazëm të predikoj. Dyditëshi i parë i Nëntorit për ne katolikët është nga kohët e veçanta të vitit. Kujtojmë të vdekurit tanë, njerëzit e dashur. Edhe pse nga pikëpamja liturgjike janë dy ditë të ndryshme, datat 1 dhe 2 nëntor, në botëkuptimin e shumë katolikëve, janë ditët kur duhet shkuar në varreza.

Për ne këtu në Mirditë është edhe një rast kur shumë të ikur kthejnë, së paku për një ditë, kryet mbrapsht e vijnë “të përshëndeten” me varret e të parëve. E ky kthehet edhe në një rast për t’u takuar me të gjallët e me vendet e fëmijërisë apo të rinisë, me njerëzit e tjerë të fshatit që janë larguar apo që kanë qëndruar aty. Kështu ndodhi këto dy ditë në pothuajse të gjitha varrezat e Dioqezës së Rrëshenit. E konstatova edhe vetë në Perlat të Epër, në varrezat e Lagjes Legegaj, në Bozhiq e në Kaçinar.

Pasi lexova ungjillin sot në dy meshët në Simon e Kaçinar dhe njerëzit u ulën u thashë: “Në vend të predikimit sot ju ftoj të rrimë pak minuta në heshtje. Por mos të jetë një heshtje e zbrazur. Mbusheni heshtjen tuaj me fytyrat, fjalë, gjestet, kujtimet, buzëqedhjet, lotët, momentet e bukura dhe të trishtuara që keni kaluar me të afërmit tuaj kur kanë qenë me ju. Bëjeni heshtjen një hapësirë kujtimesh të gjalla. Risillini njerëzit tuaj këtu brenda.”

E ndala fjalën dhe u ula. Edhe vetë u krodha në kujtime dhe episode të jetës time me njerëzit e mi të dashur. Ata “m’u bindën” dhe ia behën aty brenda në Kishë. Dukeshin paksa të habitur ndoshta se nuk kishin qenë kurrë në Mirditë. Atyre i’u tregova për vendet dhe njerëzit këtu e për gjithçka që më vinte ndërmend.

Herë pas here ngrija kryet e shikoja njerëzit në kishë. Kishte rënë një heshtje varri. Të gjithë ishin të përqendruar. Dikush kishte pika loti, dikujt i kapa një buzëqeshje në fytyrë, veshët më kapën edhe ndonjë ofshamë gruaje.

Kushedi sa jetë u krijua në atë heshtje, kushedi sa fytyra, emra, zëra, fjalë, pëshpëritje u thanë apo hynë aty brenda. Kushedi sa vite ajo heshtje ktheu brenda zemrave e brenda atyre mureve, kushedi sa gëzime e brenga, klithma gëzimi e ofshama dhimbjeje. Oh Zot sa baballarë, nëna, gjyshër e stërgjyshër, motra e vëllezër, të rinj e fëmijë, u bënë pjesë e atyre meshëve sot. Të gjithë të mbështjellë nga kjo heshtje e mistershme të cilën e mbushën kujtimet.

Mesha vazhdoi e gjitha në heshtje dhe lutje e kur mbaruam dolëm të bekonim varret. Secili më priste pranë varrit të familjes. M’u duk mua ndoshta, por ndjeva se diçka ndryshe kishin përjetuar këtë herë.

Jepjua o Zot pushimin e pasosur!
Iu ndrittë drita e pambarume!
Pushofshin në paqe!
Ashtu qoftë! /Nga Dom Gjergj META, publikuaar në Facebook/

Post navigation

Previous: FOTOLAJM – Një deputet dhe një ish- kryetar i bashkohen Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha…
Next: “Shiti për 50 mijë dollarë ekipin Kombëtar në Greqi”, kryetrajneri i shtangës shqiptare akuza trajnerit Zef Kovaçi

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.