Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Sociale

NGA DOM GJERGJ META – Kur prifti nuk mund të bekonte bukët për Pashkë…

ShkodraWeb 20 April, 2025
dom gjergj meta

PASHKJA E HILËS QË BEKONTE BUKËT E FSHATIT PËR PASHKË

E thërrisnim Pashkja e Hil Shimës, një nga plakat e fshatit tim që e kishte oborrin plot lule gjithmonë. Dyshemenë e kishte të shtruar me dhe, por brenda vinte gjithmonë një aromë e këndshme dhe një pastërti e pashoq.

I shoqi, Hila, kishte vdekur edhe ai në moshë të shtyrë, por para Pashkes. E kishin gjetur të vdukur në shtrat me një libër uratësh në dorë në latinisht. Për ne ishte çudi se si një njeri si ai jo vetëm dinte shkrim e këndim, por edhe në një gjuhë tjetër. Pashkja dhe Hila nuk kishin fëmijë.

Ne fëmijët e katundit shkonim shpesh për shkak të kumbullave që ajo kishte në oborr e ia bënim pak rrëmujë vendin.

Por çka dua t’ju tregoj ka të bëjë me të Shtunën e Madhe. Kur ishim nën komunizëm, në fshatin tonë, Pashkja u shpërndante familjeve fshehtas ujin e bekum për bekimin e ushqimeve pikërisht të shtunën e madhe.

Ajo jetoi edhe pak vite pas komunizmit e unë çdo herë që kthehesha nga studimet për pushime shkoja dhe e takoja. Njëherë e pyes, e pyes:
“Po ku e merrje ujin e bekum ti gjatë komunizmit?”

“Ehh mor Gjergj. Kur u mbyllën Kishat unë e kisha një shishe me ujë të bekum. Në festën e ujit të bekum të atij viti ’67 mora ujin si gjithmone te Kisha. Pas një muaji u mbyllën Kishat. Për atë Pashkë nuk kishim prift. Atëherë i bekova vetë bukët me ujin e bekum. U dhashe edhe pak njerëzve, por po mbaronte. Atëherë ujit që kishte mbetur i hodha edhe pak ujë tjetër, pak kripë dhe fillova të them rruzaren. Pasi mbarova rruzaren e mbylla shishen dhe e fsheha. Për çdo Pashkë deri në vitin 1991 kam bërë këtë gjë: u jepja njerëzve, lija pak për në fund, e mbushja, i hidhja pak kripë, thoja rruzaren dhe e fshhija.”
Ishte kaq e thjeshtë!

M’u kujtua sot kjo histori. E shtuna e madhe ndër popullin tonë është dita e bekimit të bukëve dhe ushqimeve që do të konsumohen sidomos në mëngjesin e Pashkës. Një traditë e bukur që nuk e kam hasur diku tjetër.

Bekohen sendet ushqimore, buka, prodhimet bimore e shtazore, sidomos frytet e para te pranveres.

Sa mëngjese Pashkë jemi zgjuar herët, edhe atëherë kur nuk lejohej, të gjithë rreth tryezës me bukën e bekume, djathin, vezët e zjera, hudhra e qepë, kemi ngrënë të bekumen. Këto ishin Pashkët tona atëherë. Le t’i bëjmë edhe këtë mëngjes Pashkësh, nesër sapo të dalë drita. E gjithë familja bashkë të gëzojmë për jetën e re në Krishtin e ngjallur! .

Kalofshi bukur!

+ dom Gjergji

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Shiroka nuk është thjesht një fshat i bukur”, Kliti Hoti: Kjo zonë mund të lulëzojë, të krijojë mundësi të reja për banorët
Artikull pas: Arrestohet në Shkodër 70- vjeçarja, në drejtim të makinës përplasi për vdekje gruan 65- vjeçare

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.