Skip to content
26 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA DOM GJERGJ META – Gënjen ai që thotë se Shqipëria po ecën mirë, i padrejtë ai që thotë se nuk ka të ardhme

ShkodraWeb 1 year ago

Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe medieve kanë qenë të përfshirë në botën e krimit, e bën Shqipërinë, në përpjestimet e duhura, të ngjashme me Siçilinë, Kalabrinë apo Napolin e disa dekadave më parë.

Logjika e paligjshmërisë sjell në ekzistimin e një sistemi paralel marrveshjesh dhe “drejtësie” që shmang institucionet e shtetit ligjor e pse jo në disa raste i përdor ata. Këtë sistem paralel e kanë në gjak kryesisht shoqëritë që ende nuk janë shkëputur nga format primitive të jetës sociale ose ato shoqëri ku mbizotëron krimi më shumë se sa ligji.

Jo vetëm këto ngjarje, por edhe situata të tjera, zbulojnë brishtësinë dhe shëndetin e dobët të shoqërisë shqiptare e cila nuk po gjen rrugën drejt ligjshmërisë në të gjithë kapilarët e saj. Nga ana tjetër, pasojë e drejtëpërdrejtë e kësaj situate, e cila ndihmohet, së paku në mënyrë të tërthortë, edhe nga kaosi politik, janë largimet e njerëzve nga Shqipëria, sidomos largimi i më të rinjve.

Gënjen ai që thotë se Shqipëria po ecën mirë. Nuk është e vërtetë kjo. Por po ashtu është i padrejtë edhe ai që thotë se në Shqipëri nuk ka të ardhme, a thua se atë duhet të na e lërë dikush në rrugë të paketuar, si një dhuratë-befasi, e ne duhet vetëm t’i zgjidhim fjongon për ta marrë atë e për ta shijuar.

Në përgjithësi kush thotë se gjërat në Shqipëri po ecin mirë e më mirë, si disa syresh opinionistë partiakë, i shërbejnë as më shumë e as më pak, por një vizioni mesianik të partisë së rradhës në pushtet.

E nga ana tjetër kush me fatalizëm mohon perspektivën do të thotë se po pret vetëm t’i zërë vendin të parëve ose e pret këtë të ardhme pa mundin e një pune bletare të përditshme.

Duke u kthyer të situata e krimit ne ndjejmë nevojën e një sigurie që ka emrin e një angazhimi serioz për luftimin e tij, me vetëdijen realiste se ai nuk zhduket përgjithmonë dhe tërësisht. E megjithatë nuk janë vetëm institucionet të vetmet që luftojnë krimin. Ata kanë nevojë për mbështetje qytetare, madje për pjesëmarrje qytetare.

Kjo mbështetje qytetare krijohet kur ndiejmë se i përkasim qytetit (civitas) e se qyteti na përket të gjithëve. Ky qytet, bashkësi personash dhe familjesh, formohet dhe ndërtohet. Nuk është një afrim i rastësishëm individësh, por një organizëm i gjallë ku secili ka vendin e vet, gjithnjë në relacion me të tjerët e ku secili angazhohet për të tashmen e të ardhmen. /Publikuar në Facebook nga Som Gjergj META/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: HOROSKOPI – Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e diel 19 qershor 2022, çfarë ju rezervon fati…?
Lajmi pasues: MINUTA E FUNDIT – Nga Shkodra në Vlorë, Policia e Shtetit mega aksion antikanabis në mbarë vendin…

TË FUNDIT

EMRI – Vuante dënimin në burgun e Beratit pas dënimit nga gjykata në Itali, ndërron jetë në sallën e operacionit 57- vjeçari
  • Aktualitet

EMRI – Vuante dënimin në burgun e Beratit pas dënimit nga gjykata në Itali, ndërron jetë në sallën e operacionit 57- vjeçari

8 hours ago
VIDEO – Kandidatët për drejtues të institucioneve të kulturës në Bashkinë Shkodër shpalosin platformat e tyre…
  • Aktualitet

VIDEO – Kandidatët për drejtues të institucioneve të kulturës në Bashkinë Shkodër shpalosin platformat e tyre…

8 hours ago
FOTO – Procedohet penalisht 59 vjeçari nga Malësia e Madhe, u kap duke transportuar dru pa dokumentacion…
  • Aktualitet

FOTO – Procedohet penalisht 59 vjeçari nga Malësia e Madhe, u kap duke transportuar dru pa dokumentacion…

13 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRI – Vuante dënimin në burgun e Beratit pas dënimit nga gjykata në Itali, ndërron jetë në sallën e operacionit 57- vjeçari 25 September, 2023
  • VIDEO – Kandidatët për drejtues të institucioneve të kulturës në Bashkinë Shkodër shpalosin platformat e tyre… 25 September, 2023
  • FOTO – Procedohet penalisht 59 vjeçari nga Malësia e Madhe, u kap duke transportuar dru pa dokumentacion… 25 September, 2023
  • ZYRTARE – PS rimerr Bashkinë e Kukësit pas skandalit “Gjici”, thellohet avantazhi krahasuar me “14 majin” 25 September, 2023
  • NGA MIGENA LIKA – Trendet kërcënuese për shëndetin… 25 September, 2023
  • VENDIMI – Ja me sa vite burg dënohen, GJKKO jep dënimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton 25 September, 2023
  • Makina e ndalur tentoi ti ikë policisë sa u pikas, kontrolli gjen në mjet kanabis sativa, arrestohen dy persona në Shkodër 25 September, 2023
  • OPINION – Kush mund ta shqipërojë logjikisht fitoren e PS- së në Kukës pas skandalit “Gjici”…!? 25 September, 2023
  • Përfundoi në burg pas 30 viteve arrati, ndërron jetë nga sëmundja e rëndë boss-i i “Cosa Nostra” në Itali… 25 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 25 shtator 2023… 25 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 25 shtator 2023… 25 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 25 shtator 2023… 25 September, 2023

TË FUNDIT

EMRI – Vuante dënimin në burgun e Beratit pas dënimit nga gjykata në Itali, ndërron jetë në sallën e operacionit 57- vjeçari
  • Aktualitet

EMRI – Vuante dënimin në burgun e Beratit pas dënimit nga gjykata në Itali, ndërron jetë në sallën e operacionit 57- vjeçari

8 hours ago
VIDEO – Kandidatët për drejtues të institucioneve të kulturës në Bashkinë Shkodër shpalosin platformat e tyre…
  • Aktualitet

VIDEO – Kandidatët për drejtues të institucioneve të kulturës në Bashkinë Shkodër shpalosin platformat e tyre…

8 hours ago
FOTO – Procedohet penalisht 59 vjeçari nga Malësia e Madhe, u kap duke transportuar dru pa dokumentacion…
  • Aktualitet

FOTO – Procedohet penalisht 59 vjeçari nga Malësia e Madhe, u kap duke transportuar dru pa dokumentacion…

13 hours ago
ZYRTARE – PS rimerr Bashkinë e Kukësit pas skandalit “Gjici”, thellohet avantazhi krahasuar me “14 majin”
  • Aktualitet

ZYRTARE – PS rimerr Bashkinë e Kukësit pas skandalit “Gjici”, thellohet avantazhi krahasuar me “14 majin”

17 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.