Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA DOM GJERGJ META – Anton Harapi, fitorja e Kαιρός mbi Kρόνος…

ShkodraWeb 28 December, 2023
IMG_8496

Më në fund, vendimi për të nisur procesin që do të çojë drejt lumnimit të Atë Anton Harapit njohu një hap të parë: dekretin nga ana e Arqipeshkëvit të Shkodër-Pult dhe njëherësh President i Ipeshkvijve të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra për mbledhjen e çdo informacioni rreth kandidatit për lumnim.

Pritej prej kohësh ky lajm nga shumëkush që habitej pse Atë Anton Harapi nuk ishte në listën e martirëve të shpallur nga Papa Françesku në nëntor të vitit 2016. Shumë nga ne që donim të mateshim me kohën, si kronos që na konsumon çdo ditë, ishim pak të durueshëm të prisnim kohën e volitshme (kairos). Kisha ka shpesh kohët e veta dhe ka vullnetin që gjërat të bëhen ashtu si duhet, pa u nxituar, por edhe pa i lënë gjërat në harresë totale. Kairos-i është përmbushja e kronos-it.

Vlera shpirtërore dhe teologjike që merr ky event është e rëndësishme. Së pari mësohemi të arsyetojmë jo në bazë të entuziazmit të çastit, por me sensin e gjërave në Shpirtin e Hyjit. Së dyti koha e kaluar ka nxjerrë në pah shumë elementë që asokohe nuk ishin të disponueshëm ose gjysëm të disponueshëm. Tani u takon dëshmive e dëshmitarëve, historianëve dhe studjuesve që të “zhyten” në memorien dhe kompetencat e tyre për të zbuluar këtë figurë të veçantë të popullit tonë dhe të komunitetit katolik në Shqipëri.

Për këtë bir të shën Françeskut e të Kishës në Shqipëri është thënë shumë e ka mjaft ende për t’u thënë. Nëpërmjet tij do të thuhet shumë për historinë e martirizimit të gjysmës së dytë të shekullit XX në Shqipëri, por edhe për rishikimin me sqimë e parime historiografike të asaj pjese të historisë së popullit tonë. Më mirë ndoshta që kjo ndodhi tani. Do të na jepet rasti të gjithëve të kuptojmë më mirë se çfarë është thënë e shkruar e çfarë ka ndodhur realisht në ato vite delikate të fundit të luftës së dytë botërore dhe fillimit të erës komuniste në Shqipëri. Ua kemi borxh edhe brezave të rinj.

Do të kemi plot raste të flasim, por ndërkohë tani fillohet nga puna. Po e mbyll me një fragment nga libri i Stefan Çapalikut “Mbyllur për pushime” ku frati minor thatik është njëri ndër personazhet e këtij romani. Pasi një oficer gjerman i bën ofertën të largohet bashkë me të për në Gjermani frati i shkruan: “Shkëlqesi! Të falem nderës për kujdesin e treguem. Asht ma shumë se atnor. Por unë nuk do ta braktis vendin tim, grigjën time, sido të vijë puna. Kam punue veç për Fe e Atdhe. Të gjithë mund ta dëshmojnë këtë, ndaj s’keni pse frigoheni për mue. Ju uroj fat. Me përulësi. Patër A. Ofm”. Le t’ia lëmë autorit apo narratorit letrar përgjegjësinë (që nuk ka pse ta ketë) e vërtetësisë historike të kësaj pusulle telegrafike. Në perceptimin e popullit shqiptar Atë Anton Harapi e ka fituar tashmë lumnimin e tij. /Nga Dom Gjergj META, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Policia e Shkodrës ndalon në Muriqan 36- vjeçarin e shpallur në kerkim, procedon 3 shtetas të tjerë…
Next: DOKUMENTI – “Kryetari është Basha”, Sefa “i vë vulën” çeshtjes së vulës së PD- së, pa u shprehur Gjykata e Apelit

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.