Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA DODË MËLYSHI – Edhe pse batë njëmijë e një t’zezat, ne s’ditëm me urry, as me ba viktimën, as nuk kërkuam shpagim

ShkodraWeb 18 September, 2022
dod melyshi

Mbasi i batë njëmijë e një të zezat, mbasi t’tanët na i vratë (qe besa këto, para se me dekë, qenë asi burrash, që e shpaguan veten dhjetë fish), mbasi i lyet edhe me benzinë trupat e tyne, e i’u vutë flakën, mbasi i varët tek Mani i Lal Ndreut, n’mes të Rrshenit, deri në dekompozim, t’ue trishtue fëmijë, gra e pleq, mbasi ua humbët edhe varret Heronjve, e pastaj këto fëmijë, gra e pleq, i toritët nëpër kampe përqendrimi, mbasi na e dogjët Biblën para syve, e me të edhe Dhjetë Urdhnesat e tenZot, t’ue deformu e përlye një formim e moral shekullor, mbasi i zhvatet njerëzinë nga pronësitë, edhe ato ma jetike e elementare,…..

….mbasi na latë të pa veshur, të pa mbathur e të pa ushqyer, ani pse prindërit t’anë robtoheshin ditë e natë në punë (besa të paushqyer, latë edhe një pjesë të fëmijve të tuej: se i ‘pabuksi’ shekullor, s’ban hair kurrë mos raftë as familja e vetë në dorë të tij, jo ma e tjetrit!), mbasi stresuet tanë jetën baballarët tanë – ato Fisnikë të papërsëritshëm, t’ue i lanë nga pas ‘pulle poste’, si qenefin mbas kullet, turli lloj spiuni, hafije e opinge…,

….mbasi na privuet të drejtat elementare t’ue fillue nga shkollimi (ju sak jeni nxanës të shkëlqyer, po shkollat s’janë për ju, ç’po iu duhen librat!), mbasi na privuet edhe prej gjuhës amë,’vetëm rraca inferiore flet në paskajore’, e “nènès”, i thotë “nane”…, eee, shikoni se, vetëm rraca inferiore i thërret fëmijët me emër: “Gjergj, Gjin, Mare, Bardhe, Mark, Pjetër, Marie”, etj., etj., etj., pra duhen emra Jugu e Revolucioni…mbasi i batë pra njëmijë e një t’zezat, sot keni kurajo me na kërkue që këto mos të përmenden. Se asht turp…!

Morali juej na mëson se me e ba krimin, nuk ishte turp, ndërsa me e përmend sot, qenka e turpshme. Me hedh në laps e në letër me qëllim, që breznitë që vijnë t’i dine dy gjana: të reflektojnë e të nxjerrin ndonji mësim elementar, qenka e turpshme; “Je djalë i mirë, je familje e mirë, mos i përmend, gjana që kanë kalue…pse e përlyen vetin kot…”?!

Me përmend robi të VERTETA, që shënuen fatin e tre brezave, u “përlyka”, simbas moralit të qenieve të pamoralshme!

Ne s’ditëm me urry, as me ba viktimën. As nuk kërkuam shpagim, as nuk kërkuam hakmarrje. As një “Rumani” të dytë. Me fëmijët tuej, që nuk patën faje e që s’mund të kishin faje, u bamë serish shokë. S’mund t’ua donim të keqen.

melyshi-2
Melyshi-1

Ne provuam vetëm indinjatën dhe mëshirën për ju e, shpirtin tuej të errët. Po ju nuk meritoni as indinjatë as mëshirim, as falje. Ju jeni kategori e pandreqshme. Ju jeni një e keqe e përhershme, jeni rrugë pa kthim!

Ju s’bëheni kurrë njerëz! Ju kurrë s’do të bëheni njerëz. S’ka kishë as Papë që u’a lanë mëkatet! Llumi i përhershëm i kësaj shoqërie! /Nga Dodë MËLYSHI/

Post navigation

Previous: FOTO – Identifikohet 23 vjeçari shkodran i vrarë në Milano gjatë një feste, autor një bashkëkombas i tij…
Next: “Edhe atë duan ta fusin në parti?”, rusi kampion bote në mundje, Fuga: Po politikanët çfarë duan me këtë që lavdërohen?

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.