Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA DENISA DAKA – Ndalni në paçi Zot shfaqjen teatrale të “tetorit rozë”…!

ShkodraWeb 8 October, 2022
denida daka tetori roze

Të gjitha ju zonja me pushtet që prej ditësh keni ngjyrosur profilin tuaj me fjongo rozë, ndalni këtë shfaqje teatrale në kini Zot. Jeni të gjitha ju në fakt që prej 30 vitesh mbyllët syte e mëndjen, ndaj një sistemi shëndetësor që lëngon në kufijtë e të papërfytyrueshmes. Jeni po të gjitha ju zonja, me sqimë dhe elegante, që zgjidhni spitalet private jashtë vendit për të kuruar vehten a familjarët tuaj në raste analoge, pa patur as më të voglën ide për gijotinën migjeniane apo kalvarin e vuajtjeve me të cilat përballen një duzinë grash e vajzash këtu.

A e dini ju të vyera zonja, se në spitale kudo ndodhen, mungojnë medikamente bazë për të suportuar këto sëmundje të rënda, në shumë raste aparaturat nuk punojnë, që jepen urdhra nga titullarë e shefa që për periudha të caktuara të mos kryhen ekzaminime pasi mungojnë lentet e jo vetëm, se shumë medikamente mungojnë e duhen blerë jashtë spitalit apo jashtë vendit me një kosto të papërballueshme për shumicën e pacientëve, apo që për ekzaminime specifike pacientët duhet medoemos t’i drejtohen klinikave private brenda a jashtë vendit për të zgjatur ditë e frymë orë pas ore?!

A e dini sa është fatura finaciare që përballon një familje në këto raste?!

A e dini që një duzinë pacientësh kërkojnë ndihmë financiare sistemit bankar a miqve, ndërsa faturat e majme rëndojnë mbi familjarët e tyre ndër vite??! Ndërkaq sejcila prej jush ushqen propagandën këtu, për arsye që dihen tashmë, duke pritur padurimthi tetorin rozë e jo vetëm.

A e dini ju të zgjedhurat tona, që pagesa e kempit për çdonjërën që përballet me këtë përbindësh, është e pakonsiderueshme, fyese e poshtëruese në kufijtë e të papërfytyrueshmes.

A dini ju se për të shpënë bukë në shtëpi tek të vegjëlit e tyre, shumë syresh refuzojnë kempin dhe i kthehen punës dhe pasi kimioterapia dërrmuese, i sakaton mëndjen e fizikun e brishtë, duke refuzuar sakaq ti tregojnë punëdhënësit për sëmundjen e rëndë me frikën e ankthin që fëmijët mund të mbeten pa bukë një ditë.

Me fytyra të bardha si letër, me duar e gjymtyrë që u dridhen nga dhimbjet, plot dinjitet e krenari sakaq, sejcila refuzon në çdo rast mëshirën duke zgjedhur të bëjnë përpara, për gjithë kohën që u ka mbetur…!

Shteti nuk duket askund e si me magji në shumë raste zhduken dhe “miqtë e dashur”, duke i treguar çdonjërës ndodhur në këto kushte, se të kalosh provën në kësi rastesh është një test i vështirë dhe në shumë raste i pamundur.

Në të gjithë botën politikat e posaçme sociale e shëndetësore, i mundësojnë çdonjërës, përveç mjekimit falas e cilësor dhe një jetesë dinjitoze për shkak dhe të suportit financiar posaçërisht.

E ndërkaq askush nuk është i imunizuar në këtë rrugëtim jetësor!

Uroj që disa prej jush të reflektojnë e të heqin nga profili i tyre fjongot rozë, në shenjë revolte, për dhimbjen, trishtimin, pasigurinë apo mundësitë e munguara të mijërave grave e vajzave, për shkak të prapësive të këtij sistemi kryesisht, kosto e drejtpërdrejtë kjo në shëndetin e tyre.

Mos harroni në mundshi që çdo mëngjes a mbrëmje një grua a vajzë e re largohet pa dëshirë nga kjo botë, e përveç boshllëkut të madh që le tek të dashurit e saj një duzinë prej tyte nuk arrin ti japin zë, revoltës, zemërimit a pamundësisë që ndeshin ditë pas dite.

E duke skërmitur dhëmbët sakaq, nga dhimbja e zemërimi, çdonjëra kujdeset të vijojë punën pa u ankuar, duke mos neglihuar të paguajë dhe taksat, që sejcila prej jush të mos humbasë pagën e majme në fund të muajit.

Uroj të gëzoni shëndet të mirë sejcila prej jush të nderuara zonja a të zgjedhurat tona kudo ndodheni, në rast të kundërt “tetori rozë”, do tu duket krejt mavi ju siguroj. Në mungesë të kontributit në favor të mijëra grave e vajzave ndodhur në këto kushte, na e kurseni hipokrizinë në mundshi…! /Nga Denisa DAKA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Armando Broja thyen “mallkimin” tek Chelsea, tund rrjetën me një supergol në stilin e tij…
Artikull pasardhës: “Bëmë provimin e maturës këmbëkryq, autoblinda qëndronte tek dera e…”, Gent Zenelaj: Kam qenë çoban me dhi

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte 14 January, 2026
  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.