Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA DENIS DYRNJAJA – Në Big Brother VIP qenka futur edhe Jozefina Topalli…!

ShkodraWeb 1 month ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1,367

Në edicionin e dytë të BBV është futur për të konkurruar Luis Ejli, i njohur në publik si këngëtar. Si çdo kush që ka një profesion ka dhe një jetë private. Dhe në një segment të jetës private Luisi ka patur në të shkuarën një lidhje me vajzën e ish Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli.

Sikurse ndodh e mund të ndodhë në atë kohë kur ka ekzistuar lidhja mes dy të rinjve është kurorëzuar me fejesë, por pas disa vitesh ata janë ndarë si miliona njerëz në të gjithë botën që zgjedhin të ndajnë rrugët e të krijojnë jetë të re me partnerë të rinj ose jo. Vajza e Jozefina Topallit sot ka një bashkëshort dhe një familje të saj me fëmijë. Ajo ka emrin dhe personalitetin e saj, ndërsa Luiz Ejli ka zgjedhur rrugëtimin e tij me emrin dhe personalitetin e tij.

Këngëtari ka preferuar së fundi të bëhet pjesë e reality show Big Brother VIP Albania. Duke qenë një format ku ka në thelb bashkëjetesën me njerëz të ndryshëm si eksperiment social edhe Luisi do bëjë rrugëtimin e tij në këtë show. Do të shfaqë personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe mediat, veçanërisht ato online që ne i përcaktojmë si portale, kanë të drejtën e tyre të merren, analizojë e komentojnë çdo veprim të Luisit apo çdo banori tjetër në BBV.

Por nuk kanë asnjë të drejtë të përflasin persona e personazhe që kanë jetën e tyre dhe diskrecionin e tyre, vetëm për shkak të një pasazhi jetësor që e lidh të shkuarën e tyre me dikë. Tituj portalesh të llojit: “FUTET NË BIG BROTHER VIP ISH DHËNDËRRI I JOZEFINA TOPALLIT”, APO “ISH DHËNDËRRI I JOZEFINA TOPALLIT I MERR ME RRADHË FEMRAT NË BBV” etj…janë totalisht jo etikë dhe për më tepër cënues të rëndë të jetës dhe privacisë së dikujt tjetër që ka jetën e tij.

Madje kjo qasje dhe prezantim ul personalitetin edhe të vetë Luisit i cili njihet në publik si artist e jo thjeshtë si një dhëndur. Po sikur pas historisë së Luisit me vajzën e znj Topalli të kishte ndodhur që të kishte patur dy ose më shumë histori me vajza personazhesh të njohur si do bëheshin titujt me listën e të gjithë të dashurave të personave të njohur që ka patur lidhje Luisi?! DHËNDËRRI I FILANES DHE I FISTEKUT BËRI KËTË E BËRI ATË…Këto referenca tregojnë prapambetje mendore dhe mungesë të thellë profesionale duke dëmtuar në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo jetën dhe privatësinë e të tjerëve.

Kjo mendësi e të bërit lajm në mënyrë biografike, aq më shumë kur personat e përmendur janë pjesë e së shkuarës dhe kanë jetën e tyre është e patolerueshme. Dyqanet e rrobave, e parfumeve apo aksesorëve e telefonëve janë plot. Shqiptarët ecin me kohën persa i përket anës sipërfaqësore, por kanë mbetur shumë kohë pas në mendësi, në qasjen dhe komukimin e botës së brendshme dhe trajtimit të asaj çka është publike dhe private në anën njerëzore. Jozefina Topalli dhe vajza e saj nuk i kanë borxh as kujt t’iu dalë emri çdo ditë nëpër portale vetëm për shkak se ish partneri i vajzës së saj, ka zgjedhur të bëhet pjesë e një reality show. Ai ka emrin dhe personalitetin e tij. Në Big Brother nuk ka hyrë as Jozefina Topalli, as vajza e saj, ka hyrë Luis Ejli ndaj lërini te qetë njerëzit e tjerë që kanë jetën e tyre dhe familjet e tyre.

Ti vajzë a djalë që bën një titull e lajm të tillë e t’i që ke një portal a media online, mendo për një çast sikur të thonin për ty këtë lajmin e ka bërë dashnorja ose dashnori filanes, këtë portalin e ka ish e dashura ose i dashuri i filanes. Besoj se nuk do të ndjeheshit mirë, madje do t’ju revoltonte ky fakt. Vendosni veten para se të shkatërroni dhe bezdisni jetën e dikujt tjetër, gjithnjë nëse keni kaq kapacitet për ta bërë etikisht këtë gjë. Se për fat të keq media është mbushur plot me “vrasës të papërgjegjshëm” të jetës së të tjerëve që nuk kuptojnë realisht dëmin që shkaktojnë se janë analfabetë funksionalë, që nuk kuptojnë atë që shkruajnë apo lexojnë.

Në fund i shpreh ndjesën publike znj. Topalli dhe familjes së saj që e referova këtë rast dhe shpresoj në mirëkuptimin e tyre përsa më sipër. Por e shoh që thashethemet me biografi janë një nga problemet më të thella dhe të skalitura fort në mendësinë e kësaj shoqërie që mbetet ende në vorbullën e injorancës edhe pse shkëlqimi i dritave të skenës përpiqet ta fshehë errësirën e saj! /Nga Denis DYRNJAJA/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO – “Përmban pluhur qelqi”, AKU jep alarmin: Nëse e keni blerë këtë suplement ushqimor, kthejeni meniëherë…
LAJM PAS: Prag festa e ndërrimit të viteve, Policia e Shkodrës publikon disa këshilla të vlefshme për qytetarët…

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

7 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

7 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • “Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • VIDEO – Shkeli sovranitetin ajror të SHBA-së, dalin pamjet e shpërthimit në ajër të balonës “spiune” kineze…
  • FOTOLAJM – Familja kryeministrore zgjedh qarkun e Shkodrës për të kaluar fundjavën, ja ku është vendosur…

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

7 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

7 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago
Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • Kryesore

Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.