Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BUJAR KOKONOZI – Një shënim për Marash Hajatin…

ShkodraWeb 4 January, 2022
ronela marash hajati bujar kokonozi

Me rastin e një kënge të interpretuar nga një këngëtare që mësoj se është vajza e gazetarit dhe drejtuesit të shtypit të kohës, Marash Hajati, shoh se shprehen ide që synojnë të jepet një imazh jo shumë i saktë për këtë të fundit.

Marash Hajati ka qenë një kohë të gjatë drejtor i RTSH dhe ky i fundit ka qenë një instrument propagande i regjimit në fuqi. Kjo është e vërtetë, por po aq e vërtetë është se nuk është ai në origjinë të politikës që përcillej nga ekrani i asaj kohe.

Tani t’i vërsulesh atij, ndërkohë që për hetues, prokurorë, gjykatës që kanë dënuar me vdekje e që kanë drejtuar intutucionet më të lartë juridike të shtetit nuk është thënë asgjë, më duket e pakta imorale.

M. Hajati bënte punën e tij dhe personalisht mendoj se nuk u shqua për ndonjë zell ta hatashëm politik e aq më pak për fanatizëm.

Asnjëherë nuk e kam dëgjuar të flasë me citate të gatshme apo të na bëje vërejtje ideologjike për emisionet tona. Përpiqej të runte një lloj profesionalizmi, me aq sa lejonte koha.

Gjithnjë kam pyetur veten cili ishte ai njëri në të vërtetë. Kishte një lloj dublimi në personalitetin e tij.

Diçka më shumë kam kuptuar në ditët që erdhën pas vizitës së shefit të OKB-së Peres de Kuelar në Shqipëri (1990).

Tamam në atë kohë u kontaktova nga një grup mediatik shqiptarësh të Kosovës me qendër në Nju Jork të cilët më propozuan të punoja si korrespondent për Radiotelevizionin e tyre, Viktoria.

Nuk dua të flas për sikletet dhe kërcënimet që shoqëronin çdo transmetim timin.

Si rregull çdo ditë në ora 11.00 kontaktohesha nga gazetarë që më pas mora vesh që kishin qenë figura të Radiotelevizionit të Prishtinës, që ishte ndaluar a censuruar nga regjimi serb.

Në fillim kontaktet ishin krejt minimalë, një “mirdita”, transmetoja kronikën time dhe gjithçka mbyllej me një “ditën e mirë”.

Më tej i lejonim vetes nga ndonjë fjalë me shumë, më pyesnin dhe i pyesja për gjëra më personale.

Njëri prej këtyre gazetarëve me mbiemrin Berisha si mori vesh që unë punoja në RTSH më pyeti për Marash Hajatin. Nuk dija ç’ti them. Unë di, tha ai dhe më tregoi një nga historitë më të pabesueshme që kam dëgjuar në jetë.

Diku nga mesi i viteve ‘80, kur Enver Hoxha nuk kishte vdekur ende, gazetari në fjalë më tregoi se Marash Hajati ndodhej për një vizitë në Prishtinë, në mos gaboj në krye të një grupi a delegacioni televiziv.

Ai, redaktori që merrte kronikën time, Berisha, bashkë me një numër gazetarësh të tjerë të Radiotelevizionit të Prishtinës, e kishin ftuar një ditë Marash Hajatin të kalojnë një mbasdite me ta te një pike turistike, e cila mbaj mend se quhej Marash, mbase- Mirushë?- vend turistik, Ujëvara.

Pikërisht aty, duke menduar se nuk i shikonte e përgjonte njeri, ata rrethojnë Marash Hajatin dhe me shumë padurim, mall e dashuri nisin dhe e pyesin për “bacen Enver”, si ishte me shëndet, çfarë veprash të reja po shkruante e ku ta di unë.

Marash Hajati i sheh një herë me radhë, sigurohet që nuk ka njerëz të tjerë rrotull dhe u thotë: “Po mirë o djem, ju a e njihni Enver Hoxhën se cili është? A nuk keni menduar ndonjëherë se ai është njeriu qe i ka shkaktuar dëmet më të mëdha atij vendi? A nuk e shihni si jemi izoluar e çfarë problemesh të mëdha ekonomike na ka shkaktuar politika tij? A nuk keni dëgjuar si po vritemi me njëri-tjetrin?etj., etj.”.

Biseda i kishte lënë si të goditur nga rrufeja ata gazetarët e rinj të RTV të Prishtinës dhe ata e kujtonin ende jo pa emocion atë takim me M. Hajatin.

Për mua kjo ishte pjesa e “personalitetit” të tij që më mungonte për ta kuptuar mirë atë njeri. /Nga Bujar KOKONOZI, gazetar/

Post navigation

Previous: NGA ANDI BUSHATI – Pse Basha po nxit dhunë…?
Next: NGA EDI PALOKA – Një mesazh dhe një propozim te fundit për Lulzim Bashën!

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.