Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BRUNILDA DIBRA – Mos e lini të vdesë këtë qytet, ktheni besimin tek njërëzit që Shkodra nuk është qyteti i gjakmarrjes

ShkodraWeb 19 September, 2022
bruna dibra vrasja erion xhenje

Vite më parë për llogari të Shoqatës “Misionarët e Paqes” isha pjesë e një takimi me prokurorin e rrethit Shkodër, sot ministër i drejtësisë Z. Ulsi Manja.

Pas vrasjes së kreut të shoqatës, i gjithë dokumentacioni ishte sekuestruar nga Prokuroria e Shkodrës, ndërkohë që kryesia kërkonte rikthimin e dokumenteve pas mbylljes së hetimeve. Rezistenca e prokurorit të rrethit për të mos i kthyer fokusohej në një pikë kryesore:

Shumë ngjarje të pazbardhura nga policia dhe organet ligjëzbatuese dhe hetimore, çuditërisht gjenin hapësirë në veprimtarinë e kësaj shoqate. Vrasjet pa autorë ende sot, ishin palë në pajtimet apo ndërmjetësimet e kësaj shoqate dhe jo vetëm.

Përse e kujtoj këtë ngjarje sot? Sepse asgjë nuk ka ndryshuar. Që nga koha kur punoja gazetare e kronikës e deri më sot janë me dhjetra dosje të zëna pluhur të vrasjeve të pazgjidhura, ku autorët nuk janë vënë përballë drejtësisë. Jo që nuk kishin prova.

Nuk ka një vullnet të qartë as nga policia apo prokuroria për të nxjerrë ato dosje nga sirtarët dhe për të vënë pikat mbi I. Shumë nga ato ngjarje vuajnë pasojat dhe sot, krahas konflikteve të reja që po marrin jetë të reja.

“Hënkshin kokat e njëri tjetrit” duhet të marrë fund. Sepse nuk ka të mirë e të këqinj në këtë histori. Ka viktima, veç viktima.

Në Shkodër ka të vdekur të gjallë sot. Ca janë të kallur në katër muret e banesave të tyre. Ca dalin me shpresën që sot nuk do jetë dita e tyre për të vdekur.

A i vret ndërgjegja këta drejtues policie, prokurorë e gjykatës për terrorin dhe pasigurinë që qytetarët e Shkodrës ndjejnë teksa dëgjojnë lajme ekzekutimesh gati çdo javë?

A e ndjejnë veten të dështuar, të paaftë, jo ekzistentë teksa komuniteti i qytetit ku jetojnë e punojnë kanë frikë të përmendin ca emra?

Pasiguria dhe frika e ka vrarë këtë qytet më shumë se varfëria. Çdo ditë njërëzit po e braktisin Shkodrën edhe për fajin tuaj. Sepse nesër, viktima të mosveprimit nga policia, prokuroria, gjykata mund të jetë secili nga ne.

Mos e lini të vdesë këtë qytet. Ktheni besimin tek njërëzit që Shkodra nuk është qyteti i gjakmarrjes, hakmarrjes e larjes së hesapeve. Bëjeni për fëmijët tuaj, për këtë brez që po rritet me sytë përtej kalasë… /Nga Brunilda DIBRA, gazetare/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Bllokim të sistemit dhe mungesë shërbimi”, deputetja e Shkodrës denoncon mosfunksionimin e sherbimit të Aleat
Artikull pasardhës: Kampion absolut për të rinj dhe të rritur, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kuqeblutë e atletikës shkodrane

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.