Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA BRUNA KEÇI LLESHI – Dy fjalë për “Shkodra Jazz Festival” dhe “Rrok Academy” 2024

ShkodraWeb 12 August, 2024
IMG_9867

Përmes mediumit lokal dhe rrjeteve sociale, u informova që sot ka startuar në Shkodër edicioni i 15-të i “Shkodra Jazz Festival” dhe përkatësisht edicioni i 8-të i “Rrok Academy”, përmes konferencës për shtyp të organizatorëve të këtij eventi!

Kam qenë pjesë organizative e disa edicioneve të këtij aktiviteti, për shkak të detyrës (që nga rikthimi i tij në vitin 2016-të dhe që nga lindja e “Rrok Academy në vitin 2018)!

Personalisht, e vlerësoj maksimalisht punën serioze dhe përshkushtimin e realizimit të një eventi unik që është markë e këtij qyteti, nga një “makineri” pune, të apasionuar për artin, por mbi të gjitha për profesionalizmin dhe përkushtimin që kanë demostruar ndër vite për rritjen e kapaciteteve artistike të brezave të rinj! Them “makineri” për ekipin e “Shkodra Jazz Festival” dhe “Rrok Academy”, të cilët me këmbëngulje dhe sfida të gjithçfarëllojshme, kanë mbajtë lart emrin e muzikës së mirë, duke mos pranuar kurrë të bien në nivelin mediokër dhe komercial, siç kanë përfunduar festivale të njohura në vend, e që tarifohen me shuma ekstreme nga taksat tona!

E rikthyer në dhjetor të vitit 2016 (si një vlerë unike e qytetit e përtej) “Shkodra Jazz Festival”, e më pas “Rrok Academy”, u bë marka prezantuese dinjitoze e qytetit të artit dhe kulturës edhe përtej kufijve të Shkodrës dhe Shqipërisë, siç kishte lindur në fakt qysh në krye të herës në vitin 2005!

Si ish drejtuese e kulturës në Bashkinë e Shkodrës, sot u ndjeva shumë e zhgënjyer, e habitur sigurisht, (mbas mbështetjes ekselente ekonomike dhe jo vetëm, që Bashkia Shkodër i ka dhënë këtij eventi ndër vite) kur themeluesit dhe organizatorët e këtij festivali prestigjioz, shpreheshin në konferencën hapëse për shtyp, që fondet dhe mbështetja financiare e organeve shtetërore lokale dhe kombëtare ishin minimale dhe shumë modeste për realizimin e këtij eventi, i cili në të vërtetë nuk është vetëm “koncerti i radhës”, por është model unik dhe rruga që duhet të ndjekë arti shqiptar në përgjithësi dhe ai shkodran në veçanti! Ndërkohë që milionat e vërtetë shkojnë për “tallavarat” e përnatshme e të përditshme që po ndodhin në këtë qytet…

Bashkia Shkodër dhe të gjithë organet shtetërore, jo vetëm që duhet të ishin në krah (siç ka ndodhur vitet paraardhëse), të këtij eventi, por duhet ta mbanin ende si markën më serioze të këtij qytet, i cili ndodh çdo gusht, prej 15 vitesh!

Përtej çdo sfide, përtej çdo braktisje nga organet shtetërore, urime dhe suksese “Shkodra Jazz Festival” dhe “Rrok Academy”. You are so RROK, /Nga Bruna KEÇI LLESHI, ish- drejtuese e Kulturës në Bashkinë Shkodër, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – “Lëvizja e Deçanit dhe përgjigja e hz. Ibrahimit (a.s.)!”, komenti i myftiut të Shkodrës imam Muhamed Sytari
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 gusht 2024…

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.