Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BRUNA KEÇI – 80 vjetori i munguar apo i harruar i “Shtëpisë së Artit e Kulturës”, sot Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”!

ShkodraWeb 30 December, 2025
bruna pjeter gaci 2025

E krijuar me 18 janar 1945 si i pari institucion i kësaj natyre në Shqipëri, “Shtëpia e Artit dhe e Kulturës” (apo siç do ta prezantonte një ndër nismëtarët e hapjes se saj, në ceremoninë përkatëse, i përndritshmi At Gjon Shllaku “Sot po ndërtojmë tempullin e kulturës shqiptare”), këtë vit mbushi 80 vite kontribute të pandërprera, duke u kthy përnjimend në gurin ma të randë në tempullin e kulturës shqiptare, e përtej saj, njajtë siç e kishte parashiku i lumi!

Grupi nismëtar, intelektualët ma të shquem të kohës, që e bani të mundun krijimin e saj, kanë mbetë e do t’jenë të shkruem me shkronja të arta në historinë e këtij qyteti:

Gjergj Canco, Fadil Repishti, At Gjon Shllaku, Gjovalin Luka, Drini Ohri, Kolë Kamsi, Kolë Jakova, Rexhep Neziri, Pashko Geci, Arta Gjani, Johana Koka, Filip Ndocaj, Qemal Draçini, Luigj Mjeda, Zef Kurti, Ramadan Sokoli, Prenkë Jakova, Simon Rrota, Vladimir Jani, Zef Kolombi, Qazim Dervishi, Zef Hila e Met Vasia!

Të tanë këto intelektual të artit, kulturës, sportit e shkencave do të drejtonin fillimisht sektorët e ndryshëm që u ngritën në këtë institucion unik!

Shfaqja e parë teatrore “Bujtina e të vorfënve” e Gorkit, u pasue mbrapa muej mbas mueji, me kryevepra botnore të vume në skenë nga të rinj e të reja, amatorë e profesionist, e që do t’kulmonin më pas me tragjedinë e At Gjergj Fishtës “Juda Makabé” me muzikë të Prenkë Jakovës, vu në skenë nga Zef Zorba me 28 nandor 1945!

Në vitet ‘54-‘55 “Shtëpia e Artit dhe e Kulturës”, vuri në skenë disa premiera estrade, me regji të Andrea Skanjetit, të cilat i hapën rrugë ngritjes së Estradës profesioniste të Shkodrës në vitin 1958, e që mbas kësaj e shkëlqeu Shqipërinë me emrat ma të mëdhenj të estradës e humorit (nuk do të shkruaj emna këtu se janë pafund e te tanë aq të mëdhenj sa… nuk du me gabu e me harru ndokënd)!

“Shtëpia e Artit dhe e Kulturës” krijoj evente që e tejkalonin qytetin, si psh “Dasma Shkodrane” e autorëve Andrea Skanjeti e Prenkë Jakova (1947), “Gruni i ri” (1950), “Dritë mbi Shqipni” i Llazar Siliqit e Prenkë Jakovës (1952), “Fletë lavdie” e Tonin Harapit (1954), Opereta “Lejlaja” e Tish Daisë! (e dhjetra të tjera)…

Opera “Mrika” e Prenkë Jakovës, me libret të Llazar Siliqit e regji të Andrea Skanjetit, e vënë në skenë me 1 dhjetor 1958 në Teatrin e sapondërtum “Migjeni”, i vuni kunorën e artë, jo vetëm “Shtëpisë së Artit e Kulturës”, por edhe krejt Shkodrës e Shqipërisë!

Nga “Shtëpia e Artit e Kulturës” u organizua festivali i parë i kangës në Shkodër, i pari i organizuem në vend (1962) (v.o pak javë para festivalit të Rtsh-së)

“Shtëpia e Artit e Kulturës” kishte pothuajse të gjitha formacionet artististike kulturore të qytetit të atashuara pranë saj:

Orkestrën Frymore (e krijuar në vitin 1878 zyrtarisht, e para në Shqipëri) – me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare më pas…

Orkestrën Simfonike (e krijuar me dekret shtetnor në 1951, e para në Shqipëri, por që më vonë u zgjerua duke u ba Filarmoni (1976), bashkë me korin e solistët) – me shumë çmime kombëtare!…

Grupet folklorike të rrethit – me shumë çmime kombëtare…

Ansamblin e Kangës e Valleve Popullore – me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare! etj. Duke mbërritë mbas viteve ‘90 e deri sot ku ky institucion, me te tana vështirësitë e veta, të të tana llojeve, ka arritë me mbijetu e me ba aktivitete të shkëlqyera, duke rikthy e mbajtë gjallë frymën e artit e kulturës qytetare shkodrane!

“Shtëpia e Artit dhe e Kulturës” nuk asht “doçkado”; Asht shpirti i këtij qyteti, e drejtueme artistikisht e administrativisht, prej krijimit të saj nga kolosë, të cillët e kanë ba kët’ qytet unik, e që nuk i përngjet kërkush tjetër: (edhe këtu nuk do t’përmendi emna pafund për mos me gabu e mos me harru)!

Ndoshta nuk do të mund ta mbylli dot kurrë këtë status, aq shumë histori ka ky qytet në fushën e artit e kulturës (jam e kjartë që kam lanë shumë pa thanë), por sot në ditën e parafundit të vitit 2025, përtej “habisë” institucionale, për të cilën jam e pafuqishme me dijtë ma shumë, më vjen keq (edhe inat madje) që askush nuk u kujtu për 347 ditë për 80 vjetorin e “Shtëpisë së Artit e Kulturës” (sot Qendra Kulturore Pjetër Gaci)!

Ndërkohë që në buxhetin e parashikuar për vitin 2025, (Programi AF 141), Bashkia Shkodër kishte parashiku, jo pak, por mbi 10 milion lekë për të paktën një koncert me të gjitha trupat që funksionojnë pranë QKPG (Orkestër Simfonike, Grupi i Valleve, Ansambli etj) dhe madje edhe nji botim historik! Asgji prej këtyne nuk u ba!

Nuk di ta deshifroj arsyen e këtij 80 vjetori të harruar nga Bashkia Shkodër dhe Institucionet e saj përgjegjëse të kulturës! Po di që më dhëmb!

HESHTJE QYTETARE!

Zhurmë mbytëse në qendër me Noiza, Gena, qofte, qebapë e tallava! Por, HESHTJA na mbyti në këtë 80 vjetor të “Shtëpisë të Kulturës” në Shkodër! E pritshim me t’mirë kulturë vitin 2026! /Nga Bruna KEÇI LLESHI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Muaji i festave të fundvitit, Saimir Rrustemi: Nuk është regjistruar asnjë incident në Shkodër
Artikull pasardhës: Vllaznia ndan rrugẽt me ish- portierin titullar, Kristi Qarri largohet nga kuqeblutē…

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte 14 January, 2026
  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.