Skip to content
20 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BLENDI FEVZIU – 11 shtator 2001, kur fati përkëdheli për herë të dytë shkodranin Bardhyl Quku në Kullat Binjake

ShkodraWeb 11 September, 2022
bardhyl quku kulla binjake

Ishte Shtator 1995, hera e pare qe i pashe Kullat Binjake. Ishin madheshtore, me nje pamje magjike mbi Manhatan. Pak dite me vone, nje shqiptaro – amerikan, Bardhyl Quku me ftoi per darke ne restorantin e tyre. Quhej Window of the World, ne katin e 107. U vertita mes ashensoresh e tabelash derisa e gjeta. Ishte ne kullen veriore. Qe muzg dhe pamja erdhi u be edhe me magjepse duke u errur,ndwrsa dritat dekoronin qytetin me interesant qe kisha vizituar deri atehere.

Bardhyl Quku qe nje personazh i vecante. I kishte zyrat aty, ne njeren nga kullat dhe i pelqente ti befasonte te ftuarit e tij me pamjen magjepse. Historia qe tregoi me mahniti. Babai, nje nga kreret e Ballit Kombetar ishte larguar nga shqiperia ne te njejten anije qe iknin edhe Mithat Frasheri, Abaz Kupi e Ali Kelcyra ne Nentor 1944.

Faik Quku e kishte marre familjen me vete. Bashke me Bardhylin 7 vjecar. Kishte menduar qe ne te mire e ne te keq te ishin bashke. U nisen nga veriu, por u drejtuan ne jug te Italise ku ishin anglo – amerikanet. Pas oresh rruge humben orientimin nga stuhia. Kapiteni ngeli. Pyeti Mithat Frasherin, te marr majtas apo djathtas? Po morem rrugen e drejte, shpetuam, po morem rrugen e gabuar na kapen dhe na vrane komunistet. Po une s’e di cila na shpeton e cila na vret. Ishin menduar pak e kishin vendosur te merrnin djathtas. Ja dolen. Kishte qene rruga e drejte.

– Fati me shpetoi, me tha Bardhyl Quku.

Qe nga ajo dite shkoja shpesh aty. Ngjitesha lart dhe gjeja gjithnje nje tavoline buze vetrates gjigande te xhamit. Me pelqente pafund ai vend. Prinderit e mi punonin shume afer kullave. 2 rruge me tej. Nje dite pashe nje reportazh qe fliste per kullat. Nje nga personazhet ishte nje shqiptar. Quhej Rrok Camaj. Pastronte xhamat e kullave. Me impresonoi kur i tha gazetarit:

– Jam me fat qe e nis cdo dite punen me kete pamje.

Per here te fundit u ngjita ne kullat me Sokol Ballen dhe Andi Bushatin. Ishte Janar 2001. Nuk me qelloi te kthehesha me.

Me 11 Shtator 2001 po udhetoja nga Tirana ne Rome. Lajmin e sulmeve mbi kullat e mora vesh sapo zbritem. Kalova gjithe diten me shqetesimin nese prinderit ishin ok. Kur fola me ta u qetesova. Te nesermen mora vesh se fati e kishte perkedhelur edhe nje here ne jete Bardhyl Qukun. Punonte ne zyre bashke me dy vajzat e tij. Por sic me tha vete, nje nga vajzat ate mengjes i kishte ndalur te jatin dhe motren per nje kafe dhe u vonuan te shkonin ne zyre. Shpetuan. Rrok Camaj jo. Ishte ngjitur si cdo dite te pastronte xhamat ne pamjen mahnitese por nuk zbriti dot me kurre. Sot emri dhe fotoja e tij jane ne muzeun e kullave binjake.

Tre jave me pas mberrita serish ne Nju Jork. Vitrinat ishin ende me pluhurin e trashe, ndersa nga vendi i kullave dilte tym. Kudo kishte flamure amerikane dhe thirrjet UNITED WE STAND. Ne Kishen e Trinitrise qendronin fotot e personave te humbur. Ato momente nuk e dija qe ajo dite do nderronte shume gjera ne bote. Ose qe bota do ishte shume ndryshe pas 11 Shtatorit 2001. /Nga Blendi FEVZIU/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nuk dua që ti rris fëmijët e mi për t’i dërguar jashtë, çfarë t’u uroj fëmijëve për ditën e parë të shkollës…?!
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e hënë 12 shtator 2022, çfarë ju rezervon fati…?

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.