ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

NGA BLEDI MANE/ Zgjohu nga gjumi dallëndyshe…!

“Deri dje për ne, ti ishe malokja, tropojania e bukur kokëfortë me emër të çuditshëm, vajza me shtëpi të palegalizuar në Babrru, ushtarakja e çmendur pas sfidave.”. Kështu shprehet në një postim të tij Bledi Mane, polemizuesi i njohur i shumë figurave, ngjarjeve dhe fenomeneve në vendin tonë. Në publikimin e rradhës ai ka folur për ngjarjen e rëndë në Letoni,  ku humbi jetën efektivja e FA-ve Zarife Hasanaj. Në rreshtat e tij, Mane rikthehen në vëmendje jo vetëm hipokrizinë por edhe përfitimin në raste të tilla të rënda. Më poshtë, postimi i plotë i Bledi Manes.

Loading...

Ata që vdesin rishtas kanë një zakon të keq. Si fillim mbyllin sytë, zemrën e vënë në gjumin e përjetshëm pastaj, pastaj veshët i mbajnë hapur për të dëgjuar çfarë themi ne të gjallët për të vdekurin…

Deri dje për ne, ti ishe malokja, tropojania e bukur kokëfortë me emër të çuditshëm, vajza me shtëpi të palegalizuar në Babrru, ushtarakja e çmendur pas sfidave.

Sot që vdiqe, ti je heroina, adrenalina e atdhedashurisë, simboli i trimërisë domestike, kryqëzimi i puthjes së përçarjeve tona.

Fatmirësisht ti nuk vdiqe nga plumbat e krimit në Bllokun e Tiranës.

Nuk vdiqe as nga shpërthimi i silikonit në klinikat estetike të Tiranës.

As nga overdoza e kokainës në klubet e Tiranës nuk vdiqe.

Madje, madje as nga përplasja e makinës së shtrenjtë të dashnorit tënd nuk vdiqe…

Zarife Hasanaj, ushtarakja shembullore e Ushtrisë Shqiptare u nda nga jeta një ditë të dilemttë maji në një vend larg atdheut të saj. Vdiq duke treguar dashurinë për paqen dhe lirinë. Vdiq më 6 maj, një ditë më vonë nga 5 maji, dita e dëshmorëve duke treguar se heroizmat e këtij vendi nuk rreshtin.

Ishim mësuar që djemtë shqiptarë vriteshin në Bruksel për prishje pazaresh droge por tani e tutje duhet të mësohemi që ka edhe vajza shqiptare që vdesin për lirinë e njerëzimit.

Të të themi lamtumirë?

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.