Në vazhdim të deklaratës së mbrëmshme në emisionin Top Story, ku theksova se performanca e PD-së në TikTok është shumë më e ulët krahasuar me pritshmëritë dhe se deklaratat e bëra janë thjesht viktimizime politike, më poshtë po paraqes shifrat e pëlqyeshmërisë, duke rrëzuar edhe një herë pretendimet e rreme.
Nëse dëshironi të shkatërroni opozitën, vazhdoni t’i ushqeni me shifra të pavërteta. E vërteta duhet të pranohet hapur, në mënyrë që të nxirren mësime dhe të përmirësohemi.
Edi Rama – 2M Likes
Arlind Qorri – 1M Likes
Sali Berisha – 990.3K Likes
Agron Shehaj – 834.5K
Adriatik Lapaj – 344.7K Likes
Ilir Meta – 196.2K Likes
Të vetmit të dëmtuar janë partitë e reja.
Në foto mund të shihni kërkimet dhe përmendjet në këtë rrjet social.
Tani, mund të më thotë dikush ku qëndron interesi i z. Rama për mbylljen e këtij rrjeti social?
Jua shpjegoj unë:
1- Rama nuk do ta mbyllë TikTok-un nëse më datë 19 janar SHBA nuk vendos për mbylljen e tij. Në këtë rast, çmenduria kolektive e PD-së do të përdoret kundër saj, në momentin që Rama bëhet aktiv në këtë platformë dhe e përdor për zgjedhje, ashtu siç di ai, duke vënë në punë platformat e patronazhistëve.
2- Nëse SHBA më datë 19 vendos për mbylljen e TikTok-ut, PD do të detyrohet të heshtë dhe të mbështesë këtë vendim.
Nëse PD vazhdon me këtë qasje, po bën një “autogol” të madh. PD duhet të priste datën 20 janar për të reaguar. /Nga Besmir SEMANAJ, publikuar në Facebook/