Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BESI BEKTESHI – Shoqëria shkodrane adhuruesja e legjendës femencidiale, refuzuese për të respektuar mbretërit e saj ilir

ShkodraWeb 28 January, 2026
besi rozafa teuta 2026

Esenca e shkrimit të Marin Memës (shkurtimisht)

Marin Mema njofton se pas vitesh përpjekjesh, projekti për vendosjen e shtatores së Mbretëreshës Teuta ka marrë miratimin zyrtar nga Bashkia Lezhë, me votë unanime të Këshillit Bashkiak. Monumenti, i financuar nga qytetarë të zakonshëm, do të vendoset në një pikë panoramike me pamje nga deti, duke rikthyer simbolikisht Teutën në hapësirat ilire që ajo dikur zotëronte. Projekti konsiderohet si një akt historik, kulturor dhe identitar me rëndësi për mbarë shqiptarët.

Ese / Opinion

Vendosja e shtatores së Mbretëreshës Teuta në Lezhë është një akt qytetar, kulturor dhe historik që nxjerr në pah një realitet të hidhur: Shkodra, kryeqendra e Ilirisë labeate dhe ardiane, ka dështuar sistematikisht të nderojë mbretërit e saj.

Ky nuk është një dështim i rastësishëm, por një zgjedhje kulturore e gabuar dhe e përsëritur, që shpjegon pse sot Teuta e Shkodrës gjen strehë dhe piedestal në Lezhë, ndërsa Shkodra vazhdon të jetojë e mbyllur në mit dhe jo në histori.

1. Në Shkodër kurrë nuk u mor përsipër ndërtimi i shtatoreve të mbretërve ilir të kështjellës së saj

As Agroni, as Teuta, as Genti nuk u konsideruan të denjë për piedestale publike në qytetin që ishte qendra e mbretërisë së tyre. Ky është një akt refuzimi i vetëdijshëm historik.

2. Kryeqendra ilire nuk promovoi kurrë vlerat e Ilirisë

Në qytetin ku u ndërtua politika, lufta dhe kultura ilire, institucionet dhe shoqëria zgjodhën heshtjen. Nuk u promovua Iliria, nuk u promovuan luftërat kundër Romës, nuk u promovua identiteti shtetëror para-romak.

3. Shkodra glorifikoi një legjendë tradhtie dhe femicidi

Në vend të mbretërve realë, u lartësua legjenda e Rozafës:
– një narrativë e vrasjes së gruas,
– e tradhtisë familjare,
– e murosjes si sakrificë,
– me origjinë të njohur ballkanike-sllave, jo ilire.
U shkruan libra, poema, drama, u ndërtuan përmendore dhe u pagëzuan institucione me një mit që nuk ka asnjë lidhje me antikitetin ilir.

4. Legjenda mbi historinë – zgjedhje fatale

Institucionet dhe shoqëria shkodrane zgjodhën mitin në vend të historisë. Zgjodhën pavërtetësinë emocionale në vend të faktit historik. Sot jetojnë me legjendën dhe shpërfillin trashëgiminë reale të kështjellës. U mor me modele folkreligjonare shpesh periferike duke mohuar urbanitetin antik të vet.

5. Teuta merret nga qytete pa lidhje historike – dhe prapë jo nga Shkodra

Teuta nuk ka qenë kurrë në Durrës.
Durrësi ishte qytet romak, armiqësor ndaj saj, që kërkoi ndihmën e Romës kundër Ilirisë dhe Teutës në kohë të saj.
E megjithatë, Durrësi dhe sot Lezha do ta kenë këtë krenari shkodrane, ndërsa Shkodra jo.
Pse?
Sepse Shkodra vuan historikisht nga refuzimi i emrave të mëdhenj të historisë së saj. Ajo merret me emra religjiozë, narrativa absurde dhe tentativa për t’i hequr vetes trashëgiminë urbane dhe shtetformuese.
Përfundim dëshpërues!!
Vendosja e shtatores së Teutës në Lezhë është akt qytetarie dhe vizioni historik.
Refuzimi i saj nga Shkodra është akt kulture të sëmurë, mungese vetëdijeje historike dhe identitare.
Ju lumtë Bashkia Lezhë, Këshilli Bashkiak Lezhë, Marin Mema dhe Paulin Zefi.
Keni bërë atë që Shkodra nuk pati guximin, vullnetin dhe dinjitetin ta bëjë.
Turp për shoqërinë shkodrane. Turp.

LEXONI EDHE: “Mirë se u ktheve Mbretëreshë!”, Lezha i “rrëmben” Shkodrës edhe Teutën, me “ndihmën” e Marin Memës

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – Rektori Gjuraj dhe rektori Božović takim në Podgoricë për forcim bashkëpunimi ndërinstitucional
Artikull pasardhës: Prokurori shkodran Lazër Çardaku rikthehet në detyrë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit rrëzon KPK- në

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.