Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BENET BECI – Hekurudha 100 km Shkodër- Gjakovë do të jetë një vepër inxhinierike madhështore

ShkodraWeb 14 April, 2025
hekurudha kuqezi benet beci 2025

E nderuar Znj. Zëvendëskryeministre Balluku,
I nderuar z. Aliu, Ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës,
I Nderuar z. Malaj, Minister i Financave,
I nderuar z. Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës,

Të nderuar kolegë profesionistë dhe qytetarë të Shkodrës,

Sot është një ditë e shënuar për të gjithë qarkun e Shkodrës, për veriun e Shqipërisë dhe për Gjakovën e Rrafshin e Dukagjinit. Jemi mbledhur për të diskutuar një nga projektet më madhore të kombit shqiptar – ndërtimin e Hekurudhës Kuqezi, një lidhje moderne hekurudhore midis Shqipërisë dhe Kosovës përmes ndërtimit të një segmenti krejtësisht të ri Shkodër–Gjakovë.

Ky është, pa dyshim, një ndër projektet më strategjike për Shkodrën dhe për lidhjen e saj të drejtpërdrejtë me Gjakovën e gjithë Kosovën. Një ëndërr shumëdekadëshe po bëhet realitet – një lidhje e vërtetë historike, kulturore dhe ekonomike për shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Dua të falënderoj të dy qeveritë për vullnetin dhe vendosmërinë e treguar për ndërtimin e kësaj hekurudhe dhe për vendimin që traseja të kalojë përmes Shkodrës, në luginën e Kirit, më pas përgjatë Drinit, për t’u lidhur me Tropojën, Gjakovën dhe gjithë Kosovën.

Për fat të keq, në të kaluarën, Shkodra u anashkalua në projektin e autostradës së kombit. Por sot, falë vizionit të qeverive aktuale të Shqipërisë dhe Kosovës, hekurudha do të kalojë mes për mes qarkut të Shkodrës. Kjo është një nga vendimet më strategjike për dekadat që vijnë dhe e vendos Shkodrën në kryqëzimin e dy linjave hekurudhore ndërkombëtare – drejt Malit të Zi dhe drejt Kosovës – duke e lidhur kështu drejtpërdrejt me rrjetin evropian hekurudhor.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të rajonit – Shkodra mund të shndërrohet në një nyje të rëndësishme logjistike, infrastrukturore dhe qendër prodhimi e eksporti.

Në të njëjtën kohë, kjo pozitë e re i jep jetë potencialit të jashtëzakonshëm turistik: nga bregdeti i Adriatikut dhe liqeni i Shkodrës, te trashëgimia kulturore e qyteteve tona dhe bukuritë e pakrahasueshme të Alpeve shqiptare.

Segmenti 100 km Shkodër–Gjakovë do të jetë një vepër inxhinierike madhështore, me 35 kilometra tunele dhe 43 ura, dhe do të përshkohet në pak më shumë se një orë, me 7 stacione përgjatë rrugës.

Me rëndësi të veçantë është edhe nisja këtë vit e investimit në hekurudhën Vorë–Shkodër–Han i Hotit, që, bashkë me Autostradën Adriatiko–Joniane me financim europian, do ta pozicionojnë Shkodrën si një nga pikat më të favorshme zhvillimi në rajon deri në vitin 2030.

Faleminderit të gjithëve për angazhimin, dhe suksese në këtë sfidë të bukur infrastrukturore – ndoshta më të rëndësishmen për shqiptarët në vitet që vijnë. /Fjala e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në prezantimin e projektit të fizibilitetit të hekurudhës Durrës- Prishtinë/

Post navigation

Previous: VIDEO – “Kaq është ligji, as më pak, as më shumë”, PS i përgjigjet PD- së për shkarkimin e Vildana Gushtës
Next: MINUTA E FUNDIT – Motori del nga rruga në Stom Golem të Shkodrës, humb jetën 16- vjeçari, plagoset rëndë një 14- vjeçar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.