Skip to content
20 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BEN BLUSHI – Problemi i Shqipërisë janë idiotët, mund të jenë dhe komunistë, dhe demokratë sepse janë idiotë

ShkodraWeb 8 December, 2025
blush 1

35 vjet më parë në 9 dhjetor 1990 në mëngjes po shkoja në Fakultetin ku studjoja kur pashë për herë të parë një protestë. Ishin rreth 200 studentë që kishin zbritur nga konviktet e Tiranës dhe kishin bllokuar rrugën e Elbasanit. Ne qëndruam në kryqëzimin e Liceut për disa orë pa lëvizur, derisa dikush shtiu me armë në ajër dhe u shpërndamë me vrap pa ditur ku do shkonim.

Ato ditë kishte rënë shi pa pushim dhe shumë prej atyre që vrapuan për t’i ikur policisë ju mbetën këpucët në baltën mes ambasadës italiane dhe amerikane. Kjo është metafora më e dhimbshme e Shqipërisë së asaj kohe. Shqipëria Komuniste ishte një fushë me baltë në mes të Perëndimit. Balta ishte simboli i zhytjes, kurse këpucët simboli i lirisë për t’i ikur zhytjes.

Për fat unë arrita t’i shpëtoj këpucët e mia të shtrembëra të cilat më çuan në një shtëpi të panjohur ku mbeta derisa policia iku dhe rruga u hap.

Të nesërmen shkova në Qytetin Studenti si qindra studentë që për katër ditë bënë të mundur diçka që e kisha menduar të pamundur. U vendos që Shqipëria të kishte më shumë se një parti politike dhe në ditën e katërt kjo parti u krijua. Shumë miq të mi nuk erdhën asnjëherë te Qyteti Studenti.

Ata i kishin prindërit komunistë ose familjet nuk i linin për shkak të frikës. As unë nuk kisha shumë arsye të isha aty. Familja ime ishte komuniste. Gjyshi im nga mamaja kishte ardhur nga Franca të luftonte kundër fashizmit në vitin 1942.

Vëllai i tij ishte vrarë në një demonstratë dhe sot është në varrezën e dëshmorëve të Elbasanit. Gjyshja ime kishte dalë partizane 18 vjeç.
Ata vinin nga familje të mesme. U bënë komunistë duke besuar se ky rend do ta mbronte Shqipërinë nga pushtimet e huaja dhe mjerimi. Gjyshi im nga babai ishte një shofer me gjashtë fëmijë.

Ngiste një makinë italiane që komunizmi ia zëvendësoi me një kamion rrakazhdraka me të cilën shpërndau fruta të ëmbla Korçe derisa kishte fuqi. Nuk u bë asnjëherë komunist dhe nuk tha kurrë se makina e vjetër ishte më e mirë se makina e re. Na donte shumë për të na e vënë jetën në rrezik për një ingranazh makine.

Babai im erdhi student në Tiranë si djali i parë mes gjashtë fëmijëve. Ai u bë komunist si një njeri të cilit ai sistem i kishte dhënë diçka që nuk e kishte. Komunizmi i dha një shtëpi në Tiranë ku ai shkroi libra dhe bëri filma të mrekullueshëm. Ne nuk ishim një familje e privilegjuar siç nuk ishim një familje e persekutuar.

Komunizmi nuk na kishte marrë asnjë pronë sepse nuk kishim dhe nuk na kishte futur njeri në burg. Si të gjitha sistemet që qeverisin përmes nënshtrimit, komunizmi i ndante njerëzit në dy kategori. Në ata që hanë mirë dhe ata që hanë keq. Familja ime bënte pjesë tek të dytët.

Kur isha dhjetë vjeç cohesha në ora 4 të natës për të blerë një gjysëm pako gjalpë që e kisha aq qejf dhe një shishe qumësht që nuk e pija. Pasdite mbaja rradhë për të blerë vajgurin me erë peshku që ndizte sobat ku thaheshin rrobat, bashkë me lagështinë e këpucëve që kapeshin me gozhdë.

Shkoja në plazh me tren dhe tre muaj jetoja te gjyshërit e mi në Korçë bashkë me shtatë veta në një dhomë e një kuzhinë. Privilegji më i madh që kam patur ishte se mund të lexoja libra të ndaluar që ishin me shumicë në shtëpinë time. Veset e adoleshëncës i kisha të gjitha me tepri dhe kënaqësia që merrja nga mosndëshkimi i tyre më dukej si shkalla më e lartë e disidencës.

Unë nuk jetoja mirë por nuk jetoja keq.

Për të gjitha këto arsye unë nuk kisha shumë arsye të shkoja në Qytetin Studenti në 9 dhjetor 1990. Çudija më e madhe është që askush nga familja ime nuk më tha pse shkoja në një vend ku po përmbysej sistemi tek i cili ata kishin besuar.

Sikur sot të krijohej një parti politike, pas rrëmujave në rrugën e Elbasanit, siç ndodhi në dhjetor 1990, nuk e di sa i qetë do isha t’i lija fëmijët e mi atje. Babai im s’e bëri kurrë.

Jo vetëm kur shkova në Qytetin Studenti për të rrëzuar partinë ku ai ishte anëtar por edhe kur shkova të punoja në gazetën e parë opozitare në Shqipëri. Nga sytë e njerëzve që njoha ato ditë, kuptova se kisha tre defekte të papranueshme. Kisha lindur në Tiranë dhe vija nga një familje komuniste nga jugu.

Për shumë nga studentët dhe gazetarët e asaj kohe isha armiku perfekt. Unë isha tipi i njeriut që duhej mundur. Disa muaj më vonë mbarova Universitetin dhe qeveria e fundit komuniste më emëroi mësues në fshatin më të ashpër të Shqipërisë, në Iballë të Pukës. Iballa bllokohet gjashtë muaj nga bora.

Aty shkoi Migjeni për t’u kuruar nga tuberkulozi kurse unë natyrisht nuk shkova asnjëherë sepse komunizmi ra. Nëse ai sistem barbar do vazhdonte, me siguri do isha kthyer që andej i alkoolizuar ose në burg. Në këtë nënyrë përfitova nga rënia e Komunizmit. Nuk u bëra mësues por një njeri i lirë.

Që atëherë jam bindur se komunizmi vdiq në dhjetor 1990. Komunistë mund të ketë, por komunizmi ka vdekur. Prandaj habitem sot se sa shumë njerëz mallkojnë ata që nuk i duan si komunistë. Ti thuash dikujt je komunist është si t’i thuash një të pasuri je kulak.

Problemi i Shqipërisë sot nuk janë as komunistët dhe as demokratët. Problemi i Shqipërisë janë idiotët. Dhe idiotët mund të jenë dhe komunistë dhe demokratë sepse janë idiotë. /Nga Ben BLUSHI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Me një lojtar më pak Vllaznia bie edhe në Elbasan, rrëshqet në vendin e katërt dhe futet në krizë
Artikull pasardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 9 dhjetor 2025…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.