Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA BEKIM MEMA – Përtej të majtës e së djathtës e afër punës për Shkodrën…

ShkodraWeb 18 September, 2023
bekim mema bashkia shkoder 2023

Tranzicioni i qeverisjes lokale në Shkodër pas një periudhe 30 vjecare, nga ana e partisë demokratike nga një drejtim partiak e polemik tek një drejtim teknik dhe i mbeshtetur maksimalisht nga ana e qeverisë Shqiptare ka filluar te jape rezultatet e saja. Pikerisht ato rezultate që vete i kam anatemuar dhe i kam quajtur si të veshtira për tu realizuar, hap pas hapi po konkretizohen në projekte reale të cilat janë drejt fillimit të zbatimit.

Shpesh paragjykojmë dhe jemi kundra ndryshimeve, të cilat duket sikur prekin atë ndjenjën tonë të “demokracisë”, mirëpo në një vend si ky i joni ku “demokratët” e “socialistët” janë produkt i të njëjtës politikë ndoshta është koha që të jem i orientuar vetëm drejt punës dhe konkretes.

Dhe konkret është fakti që në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, bashkia Shkodër ndër të tjera miratoi një paketë të re investimesh përmes të cilave hapet një vizion i ri i zhvillimit të qytetit, i cili ka nevoja të jashtëzakonshme për investime që shtrihen në të gjithë territorin e në të gjitha sektorët.

– U miratua granti nga AZHBR, prej 29 milion lekësh të reja, për realizimin e mbulesës së tregut të rusit dhe ndërtimit të stendave të reja të tregtimit që do të zgjidhë një herë e mirë situatën kaotike të tregtimit të produkteve lokale në merkatën e Rusit.

– U miratua fondi prej 60 milion lekësh të reja, nga Ministria e Financave, për hartimin e projekteve të zbatimit dhe studimeve të cilat do t’i hapin rrugë investimeve madhore të rikualifikimit urban të qytetit tonë, duke ndikuar pozitivisht në kushtet e jetesës së banorëve.

– U miratua fondi i rialokimeve për sa i përket mundësisë së rehabilitimit të sistemit TIK të Bashkisë Shkodër si dhe blerjes së automjeteve elektrike për nevojat e Bashkisë Shkodër. Kjo jo për të numëruar se sa kompjutera apo makina do të blihen por për të shfaqur një vizion të qartë të asaj që bashkia Shkodër do të përçojë tek publiku. Një vizion të ri, inovativ, smart dhe eficient të administrimit të qytetit.

Vijojnë çdo ditë ndërhyrjet në qytet sa i përket rrjetit të bicikletave, lirimit të hapsirave publike, ndërtimi i molos tek ura e Bunës, filloi rehabilitimi i rrugës Prekal – Kir, së shpejti fillon rruga Shirokë – Zogaj e të tjera investime infrastrukture janë në zbatim. E këto sëbashku me organizimin e aktiviteteve të mëdha kulturore e artistike janë punë konkrete të cilat po lejnë, më në fund mënjanë, polemikën partiake duke vendosur në vend të parë interesin e një qyteti që meriton të zhvillohet. /Nga Bekim MEMA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Sherr me thika mes të rinjve në lagjen “Zdrale” të Shkodrës, përfundon në spital një 16- vjeçar…
Artikull pasardhës: Plagosi me pistoletë dhe i dëmtoi makinën një shtetasi në Vermosh të Malësisë së Madhe, arrestohet 55- vjeçari…

TË FUNDIT

kandidimi kryetar berisha 2026

VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj… 17 March, 2026
  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kandidimi kryetar berisha 2026

VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.